Miqësitë dhe rrethi shoqëror

Si të përdor në mënyrën e duhur rrjetet sociale?

Me një klikim të mausit, këto rrjete ofrojnë shumë mundësi komunikimi shoqëruar edhe me muzikë, video, foto etj., pa qenë nevoja për të qenë pranë, duke bërë të mundur të kontaktojnë jo vetëm me miqtë e tyre, por me adoleshentë në gjithë botën.

Pyetja e adoleshentit: Si mund të përdor në mënyrën e duhur rrjetet sociale dhe internetin?

Përgjigjen specialistët:

Rrjetet sociale janë dukuri që sa vijnë edhe shtohen, sepse pëlqehen shumë nga popullata e adoleshentëve. Me një klikim të mausit, këto rrjete ofrojnë shumë mundësi komunikimi shoqëruar edhe  me muzikë, video, foto etj., pa qenë nevoja për të qenë pranë, duke bërë të mundur të kontaktojnë jo vetëm me miqtë e tyre, por edhe me adoleshentë në të gjithë botën. Gjithashtu, interneti është një mjet shumë i dobishëm për jetën shkollore, sepse të jep mundësinë për të shkëmbyer detyra dhe pyetje.

  • Nëse je përdorues i rrjeteve sociale:
  • Prano në listën tënde vetëm ata persona që njeh.
  • Mendohu mirë përpara se të publikosh diçka.
  • Mos sulmo e as mos bëj komente negative ndaj personave të tjerë.
  • Mos përdor opsione publike për mesazhe private dhe përzgjidhi mirë kërkesat që të ofrohen.

( Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS )

2,397 Lexime
5 vjet më parë