WeTransfer

Si të shkëmbejmë me e-mail materiale të mëdha?

Jeni gjendur në një situatë ku edhe mund të jeni detyruar të thoni, nuk e dërgoj dot? Shumica e postave elektronike kanë një limit të caktuar të madhësisë së materialit që mund të dërgosh. Limiti është 25 MB.

Keni tentuar ndonjëherë të dërgoni material (video, foto, dokumente etj.) të cilat janë të mëdha, por nuk mund t’i dërgoni nëpërmjet email-it? Jeni gjendur në një situatë ku edhe mund të jeni detyruar të thoni, nuk e dërgoj dot, është e madhe, nuk e di? 


Shumica e postave elektronike (të quajtura ndryshe e-mail) kanë një limit të caktuar të madhësisë së materialit që mund të dërgosh. Limiti është 25 MB, nëse materiali e kalon këtë madhësi, atëherë e-mail nuk do të dërgohet. Por kjo nuk do të thotë se ne e kemi të pamundur të dërgojmë këto materiale, fatmirësisht ekzistojnë disa shërbime të cilat na ndihmojnë për këtë pjesë.


Ndiqni guiden e mëposhtme për të mësuar se si të dërgoni dhe ndani materiale të mëdha me miqtë ose kolegët tuaj.


Gjetja e shërbimit që ofron dërgimin e materialeve të mëdha është e thjeshtë, duke qenë se në këto kohë ky shërbim është bërë i domosdoshëm, ekzistojnë disa të tilla.


WeTransfer – Mund të ngarkosh materiale me madhësi deri në 2GB dhe materialet ruhen deri në 7 ditë. Nuk është e nevojshme të krijosh një llogari për të përdorur këtë shërbim.


Dropbox – Mund të ngarkosh materiale me madhësi deri në 2GB, duhet të krijoni një llogari për të përdorur këtë shërbim.


DropSend – Mund të ngarkosh materiale me madhësi deri në 2GB. Nuk është e nevojshme të krijosh një llogari për të përdorur këtë shërbim.


Ne kemi zgjedhur WeTransfer, i thjesht dhe i shpejtë në përdorim.


1. Nëse keni më shumë se një material për të dërguar, atëherë ju sugjerojmë që t’i grumbulloni në një ZIP File (arkivë), siç është treguar në foton e mëposhtme.

2. Hyni në webfaqen www.wetransfer.com ose kërkoni në google wetransfer dhe klikoni opsionin e parë siç është treguar në foton e mëposhtme.

3. Ngarkoni arkivën që krijuat më parë, duke klikuar tek Add your files dhe pastaj vendin ku ndodhet materiali.

4. Plotësoni të dhënat që ju kërkohen, si më poshtë:

Email to – e-mail i marrësit që doni t’i dërgoni materialin

You Mail – e-mail juaj

Message – Kjo fushë nuk është e detyrueshme, por nëse doni mund të shtoni një mesazh të shkurtër, një shënim për personin që do të marrë këtë material.

5. Pasi të keni plotësuar fushat e kërkuara klikoni butonin Transfer, dhe për pjesën tjetër kujdeset WeTransfer.

6. Nëse materiali është dërguar me sukses, do t’ju shfaqet mesazhi si më poshtë.

Por si funksionon ky proces? Ku ngarkohen këto materiale? Ka njeri tjetër akses te ky material përveç meje?


Në momentin që ju ngarkoni materialin, ai ruhet në serverat e WeTransfer, ku askush tjetër nuk ka akses te to përveç jush dhe personit të cilit i keni dërguar materialin (marrësit). Ky material ruhet dhe është i vlefshëm brenda 7-ditëve në momentin që është dërguar me sukses te marrësi. Mbas afatit 7 ditor ai fshihet përfundimisht nga serverat.


(A. D., Portali Shkollor)

3,490 Lexime
1 vit më parë