Të arrijmë mirëkuptimin

Si të veprojmë me xhelozinë midis vëllezërve dhe motrave?

Të gjithë prindërit, e përjetojnë të paktën një herë xhelozinë që ndodh mes fëmijës së parë ndaj atij të dytit, menjëherë mbas lindjes së tij. Po si mund të arrihet mirëkuptimi, si duhet të veprohet në këto raste? Ja se çfarë shkruan psikologu, Fon Ilia.

 Kur vjen fëmija i parë në familje, jeta e përditshme e çiftit ndryshon rrënjësisht. Fëmija tani monopolizon interesin e tyre dhe bëhet fokusi i jetës për ta. Me foshnjën e dytë, ekuilibrat ndryshojnë edhe më shumë, gjë që mund të shqetësojë fëmijën më të madh. Fëmija i parë, ose si quhet nga psikologët “fëmija mbret” bie nga froni sapo në familje vjen fëmija i dytë. Sidoqoftë, prindërit mund të merren me problemin që në moshë të vogël, në mënyrë që xhelozia klasike që ekziston tek fëmijët të mos zhvillohet në xhelozi serioze për të rriturit kur ata të rriten. 


Shpjegoni fëmijës më të madh që të nis të mendoj me idenë se po vjen foshnja e vogël 

Është shumë e rëndësishme që fëmija më i madh të pranojë ardhjen e anëtarit të ri të familjes para se ai ose ajo të lindë. Kështu, ai do të jetë në gjendje të pajtohet më lehtë me idenë e vëllait të tij të vogël kur ta shohë atë nga afër. Për ta ndihmuar atë të mësohet me këtë mendim, mund të kërkoni, për shembull, ndihmën e tij në përgatitjen e dhomës së fëmijëve. Gjithashtu, është një ide e mirë ta përshtatni atë me programin e ri që do të ndiqni para se të lindë foshnja. Nëse, për shembull, duhet të ndërroni dhomat, bëjeni përgjatë tre muajve dhe mos përmendni se kjo po bëhet për shkak të ardhjes së foshnjës. Për më tepër, për të mos lejuar që foshnja të ndjejë konkurrencë, ju mund t’i blini atij një lodër dhe t’i thoni se është një dhuratë nga vëllai i tij i vogël!


Kaloni kohë me të dy fëmijët 

Nëse fëmijët janë rritur dhe xhelozia mes tyre është rritur me kalimin e kohës, do të ishte mirë të kujdeseni që të mbani një ekuilibër. Çdo fëmijë e ka të vështirë ta kuptojë se nuk monopolizon interesin e prindërve të tij. Prandaj, përpiqeni të ndani kohën tuaj me të dy fëmijët. Sigurohuni që të bëni gjëra të ndryshme me secilin, varësisht nga preferencat e tyre. Një fëmijë mund të preferojë të pikturojë së bashku dhe tjetri mund të preferojë të luajë lojëra tavoline. Kështu që, të dy do të jenë të lumtur!


 Mos i detyroni ata të kalojnë kohë së bashku 

Shumë prindër besojnë se nëse fëmijët bëjnë disa aktivitete së bashku, marrëdhënia e tyre do të forcohet dhe xhelozia do të zvogëlohet. Përkundrazi, konkurrenca dhe grindjet kanë më shumë të ngjarë të rriten. Përveç kësaj, do të ishte mirë të keni dhoma të ndara, nëse sigurisht ekziston kjo mundësi. Natyrisht, nëse ata ju kërkojnë të luajnë së bashku ose të qëndrojnë në të njëjtën dhomë, mos refuzoni. Në çdo rast, respektoni zgjedhjen e tyre!


 Mos krahasoni asnjëherë performancën e tyre 

Çdo fëmijë është i ndryshëm, me aftësi dhe prirje unike. Njëri mund të jetë një student i shkëlqyeshëm dhe tjetri një atlet i mirë. Do të ishte mirë të respektojmë personalitetin dhe talentet e tyre dhe të mos bëjmë krahasime të pakuptimta, të cilat vetëm arrijnë të rrisin xhelozinë dhe konkurrencën midis tyre.


T’i trajtoni fëmijët njësoj

 Është shumë e rëndësishme që fëmijët të mendojnë se të njëjtat rregulla zbatohen për të dy vëllezërit dhe motrat. Prandaj, përpiquni të mbani një qëndrim të vendosur ndaj tyre, ose kur dëshironi t'i shpërbleni ose t'i "ndëshkoni". Për shembull, nëse ata nuk i lexojnë mësimet e tyre dhe nuk janë përgjithësisht të interesuar për shkollën, duhet t'i qortoni të dy.


Dëgjoni gjithmonë të dyja palët

 Kur vëllezërit dhe motrat grinden, gjithmonë sigurohuni që të dëgjoni të dy versionet e së vërtetës.Mos diskriminoni një fëmijë dhe përpiquni të jeni të drejtë në gjykimin tuaj. Nëse nuk keni nevojë të merrni anën e dikujt, për sa kohë që nuk po flasim për dhunë fizike ose psikologjike, shmangni atë. Bëni të kuptojnë se të gjithë janë përgjegjës për veprimet e tyre dhe, nëse është e nevojshme, do të vuajnë pasojat. 


 Ndani pozicionin e tyre 

Fëmijët, për shkak të ndryshimit të moshës, nuk mund të kenë të njëjtat detyra dhe të drejta brenda familjes. Nëse, për shembull, fëmija ankohet se nuk mund të flejë aq sa dëshiron ndërsa motra e tij e madhe rri zgjuar deri më vonë, kujtojini se si më e madhe që është ajo ka më shumë detyrime (përveç të drejtave), sepse kur të kthehet në shtëpi i duhet për shembull të lexoj në lidhje me shkollën dhe pastaj të shkoj dhe në një kurs. 


Respektoni hapësirën e secilit fëmijë

 Shumë herë të vegjlit duan të përvetësojnë gjërat e vëllezërve dhe motrave të tyre më të mëdhenj. Pra, kur i vogli fillon të bërtasë dhe kërkon me ngulm laptopin e motrës së tij, do të ishte mirë të mos dorëzohet dhe t’i shpjegohet se disa objekte nuk përdoren ende nga fëmijët e moshës së tij. Në vend të kësaj, ju mund t’i merrni një lojë kompjuterike plastike dhe t’i thoni se kur të rritet, ai do të jetë në gjendje të ketë kompjuterin e tij të vërtetë! Është e rëndësishme të vendosni disa kufij në mënyrë që secili fëmijë të dijë saktësisht se cilat janë gjërat e tyre. 


 Ndaloni bisedën 

Nëse i keni shpjeguarf ëmijës se çfarë të bëjë dhe i keni treguar kufijtë e tij, por situata po për keqësohet, është më mirë të mos insistoni më. Ju mund ta përfundoni bisedën duke i thënë se të gjithë ne ndonjëherë zgjënjehemi dhe mërzitem. Sido që të jetë, duhet të rezistoni! Nëse bëni gabim dhe dorëzohen në kërkesat e tij, fëmijado të marrë këtë si mesazh aq herë që sa ankohet , dhe do i kalon e tija. Dhe kjo është diçka që ju patjetër nuk do ta dëshironi!


Mos prisni të kënaqni të dy fëmijët

Në një gjendje të "dy luftimi" midisdy fëmijëve, njëri nga të dy do të humbasë,por jo që të dy. Mos kenu iluzion setë gjithë do të jenë të lumtur! Thjesht përpiquni t'u shpjegoni atyre logjikëntuaj e çdo herë justifikoni zgjedhjen tuaj. Në një moment ata do të jenë nëgjendje t'ju kuptojnë. Në çdo rast, nuk do të pendoheni ose të mërziteni përsjelljen tuaj, nëse jeni të qetë dhe të arsyeshëm.



Përgatiti:Fon Ilia, psikolog klinik

Burimi:www.paidiatros.gr

Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

 

1,188 Lexime
3 vjet më parë