ADD/AHD

Si t'u vijmë në ndihmë fëmijëve me ADD/ADHD

Fëmijët me ADD/ADHD, vështirësitë e tyre i reflektojnë në shkollë. Problemi qëndron në faktin se jo shumë mësues e kuptojnë kompleksitetin e ADD-së. Duke i qëndruar pranë mund të rikuperohen simptomat, të cilat ndodh të jenë afatgjata.

 

Të kesh sukses në shkollë është një nga terapitë më të mira që mund t'i ndodhi një nxënësi. Në fakt, suksesi në shkollë mund t'i vijë në ndihmë nxënësve të cilët përballen me ADD apo me ADHD, më shumë sesa orët terapeutike. Mëusesit janë shpesh faktorë determinantë që përcakton suksesin apo dështimin për studentët që gjenden në këto kushte.

Fëmijët me ADHD shfaqin disa probleme:

1-çrregulime të mësuarit;

2-ulin performancën e tyre në shkollë;

3-e lenë shkollën


Shumë nxënës me këtë sindromë kur janë pyetur se kush ka ndikuar në suksesin e tyre kanë dhënë përgjigjen : "Dikush ka besuar tek une". Mësuesit, ashtu si prindërit janë konsideruar si njerëzit që influencojnë më shumë. Shumë e kanë pranuar që mësuesi i ka ndihmuar t'i japë formë jetës së tyre. Kujtoni! Vlerësimi i një adoleshenti për veten ndërtohet mbi mesazhet që i jep një i rritur.


Mësuesit janë pasqyra, përmes së cilës studentët krahasojnë vlefshmërinë dhe aftësitë e tyre. Kur një mësues u thotë një nxënësi se ai është i aftë dhe e vlerëson punën e tij, nxënësi e besosn atë. Po aq shumë ndiojnë edhe mesazhet negative. Studimet tregojnë se një fëmijë që ka probleme me vlerësimin e reflekton këtë në një stad të dytë të jetës. Adultët e suksesshëm, që kanë patur vështirësi me këtë çshtje në fëmijërinë e tyre, mbajnë ende kujtime të dhimbshme dhe dyshime mbi veten, mbi arritjet e tyre.


Si mund të ndihmojnë mësuesit dhe prindërit?

Pyetja që vjen në mendje për fëmijët me ADHD është mbi të ardhmen e tyre. Çfarë rezervon e ardhmja për këto fëmijë? A do të jetë i aftë fëmija të ndjek studimet universitare? A do ketë mundësi punësimi?Përgjigja e këtyre pyetjeve duhet të jetë një PO entuziaste. 


Problemi qëndron në faktin se jo shumë mësues e kuptojnë kompleksitetin e ADD, ADHD-së. Duke kuptuar se çfarë është ADD, ADHD, mësuesit do t'i ndihmojnë nxënësit e tyre të jenë më produktivë. Shumë mësues dinë se çrregullimet e përqëndrimit nuk vijnë vetëm nga hiperaktiviteti. Pjesa më e madhe e nxënësve kanë ankth, çrregullime. Studimet e fundit kanë treguar se sjelljet defiçitare në funksonet ekzekutive shkaktojnë sfida për sa i përket procesit të të nxënit tek këta fëmijë.Njerëzit që janë të prekur nga ADD APO9 ADHDS, kanë ngadalësi të funksionimit të trurit 3 ose 4 vite në krahasim me njerëzit pa probleme.

-Këto sjellje ndikojnë në performancën  e nxënësit në shkollë;

-Memoria nuk është e fuqishme

-Mësimi bëhet sfidë, memorizimi përmenësh, të shkruarit të një eseje, kompleksiteti i ushtrimeve matematikore.


Çfarë duhet të dij një mësues për ADD APO ADHD?

-ADD/ADHD prek rreth 10% të fëmijëve. Djemtë e prekur shfaqin më sumë agresivitet se vajzat.

-ADD/ADHD është një çrregullim neurobiologjik

-Fëmijët e prekur nuk janë të njejtë. Simptomat mund të jenë të moderuara, por edhe të shfaqura më egër. Reagimet janë të ndryshme në njerëz të ndryshëm.

-Nxënësit me ADHD kanë vonesa 3 vjeçare të zhvillimit të trurit. 


Këto zhvillime rflektohen në:

Mungesë aftësie organizative;

Ndihma që i jep vetes;

Mungesë higjene personale.


Ndaj, këto fëmijë duken më pa të përgjegjshëm se të tjerët.

Niveli i aftësive të një personi 16 vjeç me ADHD është afërsisht si i një fëmije 11 vjeç. Vështirësitë e tyre i reflektojnë në shkollë, tek punët në grup, tek të shkruarit, ose tek zgjidhje  e problemeve të matematikës, tek organizimi I kohës, tek të qenit I organizuar në menaxhimin e kohës etj. Ata kërkojnë më shumë vëmendje nga mësuesit dhe më shumë mbështetje tek bashkëmoshatarët e tjere.

Ata kanë vështirë kur i thoni:

1. Organizo faktet e memorizura në fletë

2. E kanë të vështirë ta fillojnë dhe mbarojnë punën

3. Të analizojnë problemin

4. Të kontrollojnë emocionet, tolerancë e ulët, shpërthime emocionale etj.


Janë të çorganizuar dhe të mendueshëm. Këto probleme interferojnë në kompleksitetin e punëve në shkollë (harrojnë të dorëzojnë detyrat, testet, harropjnë vendosjen e datës nëpër detyra e projekte, nuk i përmbusin me saktësi detyrat e shkollës.)

Kanë vështirësi në bërjen e detyrave çdo ditë.

Ajo që e bën të vështirë punën me ta është sjellja e tyre jo pozitive. Nuk janë të disiplinuar. Kjo lloj sjellje përsëritet shpesh tek ta. Këta nxënës e kanë të vësshtirë të mësojnë nga gabimet e tyre. Ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë, por nuk bëjnë gjithmonë atë që dinë.

Mbi 50% e nxënësve të prekur kanë problememe gjumin. Nuk plotësojnë 8 orë gumë, të cilat janë të detyrueshme. Kjo është arsyeja pse kanë vështirësi në memorizimin  einformacioneve.

Këta fëmijë kanë mungesë vigjilence, përqëndrimi i tyre humbet herë pas here.

Ndodh që keto simptoma të jenë afatgjata, por jo të parikuperueshme. Është shume rëndësishme të dihet nga mësuesit, prindërit, se çdo të thotë të merresh me një fëmijë të prekur nga ADHD dhe si mund t'i vijnë atij në ndihmë.



(P.Shtini; Portali Shkollor)

3,562 Lexime
5 vjet më parë