Shëndeti

Simptomat e anoreksisë

Kundërshton vazhdimisht çdo gjë që ka sheqer apo yndyrë. Kërkon gjithmonë të hajë vetëm dhe t’i fshehë ushqimet.

Kundërshton vazhdimisht çdo gjë që ka sheqer apo yndyrë.

Kërkon gjithmonë të hajë vetëm dhe t’i fshehë ushqimet.

Provokon të vjellën (gjë që mund ta kuptosh, nëse keratinën e thonjve e ka të prishur apo ka kallo në nyjat e gishtave të dorës).

Përdor rroba të gjera për të mbuluar trupin dhe për të fshehur humbjen e peshës.

Ka irritim dhe ndryshime humori, ndryshim të periodave, si dhe marramendje të shpeshta, si rezultat i lodhjes dhe i uljes së presionit arterial.

Mohon dhe reagon keq, në rast se dikush e pyet apo i përmend sëmundjen.

(Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS )

1,783 Lexime
8 vjet më parë