Sistemit periodik i shtohen 4 elementë të rinj

Katër elementet e reja ishin identifikuar më 30 dhjetor nga baza në ShBA e Unionit Ndërkombëtare e Kimisë së Pastër dhe të Aplikuar (IUPAC), organizata ndërkombëtare e udhëheqjes së nomenklaturës, terminologjisë dhe matjes

Katër elemente i janë shtuar sistemit periodik, më në fund duke kompletuar rreshtin e shtatë raporton The Guardian. Elementet, të zbuluara nga shkencëtarët në Japoni, Rusi dhe Amerikë, janë të parët që i shtohen sistemit periodik që nga viti 2011, kur i ishin shtuar elementet 114 dhe 116.

Katër elementet e reja ishin identifikuar më 30 dhjetor nga baza në ShBA e Unionit Ndërkombëtare e Kimisë së Pastër dhe të Aplikuar (IUPAC), organizata ndërkombëtare e udhëheqjes së nomenklaturës, terminologjisë dhe matjes.

IUPAC ka konfirmuar se një ekip i shkencëtarëve rusë dhe amerikanë në Institutin Joint për Hulumtime Nukleare në Dubna dhe Laboratorin Kombëtarë Lawrence Livermore të Kalifornisë kanë prodhuar fakte të mjaftueshme për zbulimin e elementeve 115, 117 dhe 118, shkruan “Koha”.

Ndërsa një arritje të rëndësishme shkencëtarët e kanë bërë me zbulimin e elementit të 113, i cili është zbuluar gjithashtu në bashkëpunim të shkencëtarëve rusë, amerikanë dhe japonezë nga Instituti Riken në Japoni. Kosuke Morita, i cili udhëhoqi ekipin e shkencëtarëve në Riken, ka thënë se ekipi i tij tani “është duke shikuar në zbulimin e elementit të 119 dhe më shumë”.

Ryoji Noyori, ish-president i Rikenit dhe laureat i çmimit Nobel për Kimi ka thënë: “Për shkencëtarët kjo është një arritje më e madhe se medalja e artë në Olimpiadë”.Emrat zyrtare të elementeve do të vendosen më vonë nga ekipet që i kanë zbuluar. Elementi i 113 është i parë që do të emërohet në Azi.

“IUAPEC tashmë ka iniciuar procesin e emërimit të elementeve dhe të simboleve, pasi janë emëruar vetëm përkohësisht si ununtrium, (Uut ose elementi 113), ununpentium (Uup, elementi 115), ununseptium (Uus, elementi 117), dhe ununoctium (Uuo, elementi 118)”, ka thënë profesor Jan Reedijk, president i Divizionit të Kimisë Inorganike në IUPAC.

Elementet e reja mund të emërohen sipas një koncepti mitologjik, një minerali, një vend, një prone apo një shkencëtari.

678 Lexime
4 vjet më parë