17-janari

Skënderbeu-Orë model nga shkolla shqipe “Scanderbeg Parma” në përkujtim të Heroit tonë Kombëtar

Orë model realizuar nga mësuesit dhe nxënësit e shkollës shqipe "Scanderbeg Parma" Itali me rastin e 17-janarit, ditës së amshimit të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, mbështetur mbi librin “Më quajnë Gjergj Kastriot Skënderbeu”.

Sot mbushen plot 553 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ai vdiq më 17 janar të vitit 1468 në moshën 63 - vjeçare. 


Gjergj Kastrioti, Heroi Kombëtar i Shqipërisë, lindi në vitin 1403 dhe i përkiste familjes mbretërore të Kastriotëve. Skenderbeu konsiderohet nga shumë vende të Europës si heroi që pengoi Perandorinë otomane të pushtonte Europën Perëndimore. Gjergj Kastrioti mbetet figura legjendare e kombit shqiptar në shekuj. 


Ne kemi zgjedhur ta kujtojmë përmes kësaj ore mësimore model kushtuar figurës së tij nga mësuesit dhe nxënësit e shkollës shqipe "Scanderbeg Parma" Itali. 


E zhvilluar online për shkak të kushteve të izolimit social atje, ora mësimore të vjedh vëmendjen jo vetëm për mënyrën profesionale të mësimdhënies nga mësuesit e diasporës por edhe për mënyrën se si fëmijët shqiptar tregojnë dashuri e kuriozitet për t’u njohur e për të përkujtuar Skënderbeun. 


Ne ju sjellim leksionet nga dy grupe të shkollës  “Scanderbeg Parma” Itali me rastin e 553 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut. 

Grupi fillestar: Mësuesja Erlinda Hoxha.

Grupi i përparuar: Mësues Durim Lika. 

 Kjo orë model është mbështetur mbi librin “Më quajnë Gjergj Kastriot Skënderbeu”.

Mund ta gjeni këtu:  https://www.librarialbas.al/gjergj-kastriot-skenderbeu?search=Skenderbeu 


Publikim N.Allkja Biçaku 

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,152 Lexime
10 muaj më parë