Praktikimi i orëve në smartlab

Skicimi dhe analiza e grafikëve të funksioneve në SmartLab, Matematikë XII

Në Shkollën e Mesme të Bashkuar "Adem Haxhija", mësuesja e matematikës Lumnije Halili zhvilloi një orë inovative në SmartLab me nxënësit e klasës XII-A. Përmes platformave GeoGebra, Desmos dhe PhET Colorado, nxënësit skicuan e analizuan grafikët e funksioneve.

Lënda: Matematikë

Mësuesja: Lumnije Halili

Klasa: XII-A

Tema: Skicimi i grafikëve


Në kuadër të zhvillimit të orëve me platforma digjitale dhe të zbatimit të metodave bashkëkohore në mësimdhënie, në klasën XI-A mësuesja Lumnije Halili zhvilloi orën mësimore me temën “Skicimi i grafikëve”.


Qëllimi i kësaj ore ishte nxitja e të nxënësve drejt përdorimit aktiv të platformave digjitale për të përvetësuar koncepte matematikore përmes veprimtarisë praktike dhe bashkëpunuese.

Gjatë orës, nxënësit punuan në mënyrë interaktive në platformën S.M.A.R.T. Lab-B, duke përvetësuar hapat kryesorë për skicimin e grafikëve, analizën grafike të funksioneve, si dhe interpretimin e ndryshimeve të parametrave në funksione.


Në këtë proces u përdorën platforma digjitale si GeoGebra, Desmos dhe PhET Colorado, të cilat ndihmuan nxënësit në vizualizimin e koncepteve matematikore dhe në zbatimin praktik të tyre.

Zhvillimi i orës u shoqërua me diskutime të hapura, ku nxënësit analizuan ndryshimet që ndodhin në grafik kur ndryshohen koeficientet apo parametrat e funksioneve. Mësuesja udhëhoqi nxënësit në përzgjedhjen e mjeteve më të përshtatshme digjitale për çdo situatë.


Në fund të orës, nxënësit prezantuan rezultatet e punës së tyre dhe diskutuan për përfitimet e përdorimit të mjeteve digjitale në mësimin e matematikës.


Veprimtaria përfundoi me reflektimin mbi rëndësinë e kombinimit të teorisë me praktikën për të zhvilluar të menduarin logjik, krijues dhe analitik


© Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

399 Lexime
4 orë më parë