“Skip”

“SKIP” është një aplikacion për IOS dhe Android

SKIP synon që shqiptarët të bashkuar t’i arrijnë majat e teknologjisë në botë. Ndërgjegjësimi i njerëzve anë e mbanë botës për ngrohjen globale, duke qenë se kjo e fundit po shkakton probleme të mëdha në botën ku ne po jetojmë.

“Skip” është loja e krijuar nga një grup të rinjsh kosovarë, i përbërë nga mbi 40 veta. “SKIP” është një aplikacion për IOS dhe Android. Është një lojë e thjeshtë për t’u luajtur, por e këndshme dhe me shumë ambicie të mëdha pas saj!

Loja: Karakteri (një top dëbore) shfaqet duke kërcyer dhe në këtë mënyrë i mënjanon pengesat të cilat janë vija të nxehta të kuqe. Në qoftë se topi i borës prek ndonjë nga këto vija, atëherë ai shkrihet dhe rifillon loja. Sa më shumë distancë të kalojë topi i dëborës, aq më shumë pikë fitohen.

“SKIP” ju mundëson shpërblime në rast të fitores, siç janë: Shield (Mburoja) dhe Heart (Zemra). “Mburoja” e mbron topin e dëborës nga shkrirja edhe në rastin e prekjes në vija, kurse “zemra” ju jep shansin të vazhdohet loja edhe pas prekjes në vija.

"SKIP", aplikacioni më i ri i tregut global ka arritur të krijojë një Trailer me vlera të Hollywood-it.

Qëllimet kryesore të këtij aplikacioni janë:

1. SKIP synon që shqiptarët të bashkuar t’i arrijnë majat e teknologjisë në botë.

2. Ndërgjegjësimi i njerëzve anë e mbanë botës për ngrohjen globale, duke qenë se kjo e fundit po shkakton probleme të mëdha në botën ku ne po jetojmë.

3. Stresi është bërë një ndër arsyet më të mëdha të vdekjes së parakohshme tek njerëzit, prandaj "SKIP" u mundëson njerëzve të qetësohen duke u koncentruar në sfidat e lojës.

2,539 Lexime
8 vjet më parë