Bota e seksualitetit

Të jesh i eksituar është njësoj si të kesh orgazëm?

Eksitimi dhe orgazma janë dy faza të veçantë dhe të njëpasnjëshme të kënaqësisë. Ka raste që kalimi nga njëra fazë në tjetrën të bëhet në një kohë shumë të shkurtër.

Të jesh i eksituar është njësoj si të kesh orgazëm?


Jo. Eksitimi është faza “e parë”, në të cilën, si pasojë e dëshirës seksuale shkaktohen një sërë ndryshimesh të pakontrolluara në organizëm. Te djemtë shkaktohet ereksioni, ndërsa te vajzat shfaqet lubrifikimi i vaginës dhe forcimi i thithave. Intensiteti i eksitimit varet nga stimujt që e prodhojnë: që nga shikimi që të zgjon dëshirën, deri tek shkëmbimi i puthjeve, përkëdheljeve, fjalëve me personin tjetër.


Orgazma mund të konsiderohet faza e “dytë” e dëshirës seksuale dhe pika kulmore e saj. Bëhet fjalë për një shkarkim të tensionit seksual të mbledhur, që te mashkulli shfaqet me ejakulimin e spermës dhe te femra me një ndjenjë nxehtësie apo kënaqësie që fillon që nga klitori, deri në (pelvis) legen. Nuk është e thënë që të dy ta arrini njëkohësisht orgazmën.


Mos harro

Eksitimi dhe orgazma janë dy faza të veçantë dhe të njëpasnjëshme të kënaqësisë. Ka raste që kalimi nga njëra fazë në tjetrën të bëhet në një kohë shumë të shkurtër. 


( Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS )

4,966 Lexime
6 vjet më parë