METODA FRYTDHËNËSE

Të kërkosh ndihmë nuk është shenjë dobësie

Kur nxënësit ndihen të sigurt dhe kanë përmirësuar aftësitë e tyre të komunikimit do të thotë që të gjitha përpjekjet dhe metodat tuaja janë qenë efikase. Vetëbesimi ndërtohet në bangat e shkollës.

1) Lavdëroni nxënësit që pyesin

Lavdërojin i fëmijët që pyesin. Një fëmijë kurioz gjithmonë pyet. Pyetjet nuk janë asnjëherë të gabuara, sado infantile ato qofshin. Merrni një ditar tuajin dhe mëmorizoni fëmijët që ju drejtojnë pyetje. Mos u tregoni indiferent ndaj tyre.


2) Pyetja është shenjë e forcës

Ngulitini nxënësve idenë se pyetja është një shenjë e forcës, e jo e dobësisë. Askush nuk arrin asgjë të madhe vetëm. Bashkëpunimi inkurajon të menduarit krijues dhe inovativ. Pyetjet i ndihmojnë nxënësit të kalojnë kohë shtesë me mësuesin.


3) Keni pyetje?

Gjithmonë niseni orën e mësimit duke pyetur nxënësit nëse kanë pyetje. "Pyetjet janë të mirëseardhura, ndaj bëjini ato”


4)Ndihmojini nxënësit të ndihmojnë njëri tjetrin

Sigurohuni që klasa juaj është një vend që ushqen të mënduarit kritik, një mënyrë të menduari që inkurajon zhvillimin. Kërkojuni nxënësve të shkruajnë se çfarë cështiësish kanë dhe çfarë jo, në lëndën që ju jepni. Ku janë pikat e tyre të forta dhe pikat e dobëta. Nxënësit duhet t’i nddajë më njëri tjetrin. Grupi më tëj mendon sesi mund të ndihmojë shokun në mënyrë individuale për të tejkaluar atë vështirësi kur është e nevojshme. “Ti mund të mbështetesh tek unë. Unë do të ndihmoj “Kjo është fraza që duhet t’ia mësoni nxënësve tuaj ta përdorin me njëri tjetrin. Nëpërmjet kësaj mënyre, nxënësit do të dinë të ofrojnë dh etë pranojnë ndihmë nga shokët e tyre. Këtë mënyrë ju mund ta ktheni edhe në lojë, duke i kërkuar atyre të shkruajnë në një letër, vështirësitë e tyre në të nxënë dhe nxënësit lexojnë letrat e njëri tjetrit dhe u vijnë në ndihmë.


5) Përcaktoni qëllimet individuale dhe qëllimet në grup

Vendosni qëllime individuale dhe grupore që nxjerrin në pah përparimin. Që në fillimi përmirësoni etikën e punës në klasë. Kujtojuni atyre që të gjithë duhet të mbështesin njëri-tjetrin. Theksoni rëndësinë e punës ekipore gjatë gjithë vitit dhe kujtojini të përmbushin detyrat e vendosura.


6)Ndani me to eksperiencat tuaja

Ndani me nxënësit eksperiencën tuaj, ku keni qenë mirë e ku jo, kur keni qenë në moshën e tyre. Ata duhet ta dinë situatën tuaj, si i keni kapërcyer vështirësië. Ndani me to gjërat që do kishit dashur t’i bënit ndryshe. Ato nuk duhet t’ju shohin si një autoritet të pagabueshëm. Ju nuk duhet të identifikoheni këshu në sytë e tyre.


7) Inkurajoni nxënësit drejt pasioneve të tyre

Mos i thoni kurrë nxënësit që ju nuk jeni i aftë të bëni diçka. Stimulojini aftësitë e tyre. Refuzimi i paragjykimeve në lidhje me aftësitë e veta do t'i fuqizojë nxënësit për të mësuar më shumë për veten.


Strategji të ndryshme, ndihmojnë nxënësit, të bashkëpunojnë, të lenë pas zakonet e këqija, të bëjnë përpjekje drejt përparimit të vetes së tyre, të arrijnë drejt vetë-menaxhimit, të kenë muhndësinë ta shohin shkollën si një ambient avantazhues. Kur nxënësit ndihen të sigurt dhe kanë përmirësuar aftësitë e tyre të komunikimit do të thotë që të gjitha përpjekjet dhe metodat tuaja janë qenë efikase. Vetëbesimi ndërtohet në bangat e shkollës.



(Përshtati P. Shtini; Portali Shkollor)

2,418 Lexime
4 vjet më parë