Historiku

Të njohim ministrat e arsimit shqiptar ndër vite

Puna dhe përgjegjësia e tyre ka qenë tepër e vështirë, por në të njëjtën kohë, tepër frymëzuese. Të dish të udhëheqësh, të frymëzosh por në të njëjtën kohë të nxjerrësh në dritë arsimin, nuk është diçka e lehtë. Por ata ja kanë dalë! Njihuni me ministrat e arsimit shqiptar, ndër vite.

Nga shkolla e parë shqipe në vitin 1887 e deri në ditët e sotme kanë kaluar plot 133 vjet. Përgjatë gjithë këtyre viteve arsimi në vendin tonë ka ndryshuar ndjeshëm.Gjithashtu arsimimi shqiptar nga pena me bojë, ka arritur tashmë në teknologjinë e informacionit dhe moshën digjitale.

Por çfarë ndryshimesh kanë ndodhur realisht në sistemin e arsimit shqiptar?


A ka qenë ndryshimi më i madh, vetëmshtimi në numër i shkollave dhe nxënësve? Apo rezulton edhe një listë e gjatë ndryshimet në kabinetin e sistemit të arsimit?


A kemi ne një listë me ministrat përgjatë gjithë këtyre 133 viteve?


Cila kanë qenë arritjet arsimore?


Fillimet e para të arsimit shqiptar datojnë që prej shekullit XVII. Por ka qenë mësimtorja e parë shqipe, ajo e cila hodhi themelet e një arsimi të mirëfilltë, i cili brez mbas brezi nxori dhe vazhdon të nxjerr në dritë, nxënës me mendje të ndritur.

Por vetëm mbas krijimit të një qeverie kombëtare në vitin 1920, lindi nevoja të krijohej dhe një ministri, atë të cilën sot ne të gjithë e njohim si Ministria e Arsimit, themel kjo e fundit për një sistem arsimor kombëtar.

Arritjet arsimore, që vijnë qysh prej fillimit të krijimit të kësaj ministrie, është se u eliminua alfabetizmi, u rrit numri i regjistrimeve si në nxënës ashtu edhe në studentë, por si pasojë e rritjes së këtyre të fundit, u rrit edhe numri i mësueseve në arsim.

Porata të cilët kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin një kontribut të madh në koordinimin, hartimin, miratimin e ligjeve apo projektligjeve në mënyrë që arsimi shqiptar të ecë përpara, përveç mësueseve janë edhe ministrat e arsimit.

 Njihuni me ministrat ndër vite që kanë dhënë kontributin për sistemin universitar në Shqipëri:

 

1. Luigj Gurakuqi  (4 Dhjetor 1912-22 Janar 1914)

2. Mihal Turtulli (14 Mars 1914-3 Shtator 1914)

3. Luigj Gurakuqi (25 Dhjetor 1918-29 Janar 1920)

4. Sotir Peçi (30 Janar 1920-14 Nëntor 1920)

5. Kristo Floqi (15 Nëntor 1920-1 Korrik 1921)

6. Sotir Peçi (11 Korrik 1921-16 Tetor 1921)

7. Hilë Mosi (16 Tetor 1921-6 Dhjetor 1921)

8. Haki Tefiku (6 Dhjetor 1921-6 Dhjetor 1921)

9. Kristo Dako (7 Dhjetor 1921-12 Dhjetor1921)

10. Aleksandër Xhuvani (12 Dhjetor 1921-24 Dhjetor 1921)

11. Rexhep Mitrovica (24 Dhjetor 1921-25 Shkurt 1924)

12. Fahri Rashiti (3 Mars1924 -10 Korrik 1924)

13. Stavro Vinjau (16 Korrik 1924-24 Dhjetor 1924)

14. Kostaq Kotta (6 Janar 1925-31 Janar 1925)

15. Xhafer Ypi  (12 Shkurt 1927- 1 Shtator1928)

16. Xhafer Ypi/Abdurrahman Dibra (5 Shtator 1928-5 Mars 1930)

17. Hilë Mosi (6 Mars 1930-7 Dhjetor 1932)

18. Mirash Ivanaj (11 Janar 1933-16 Tetor 1935)

19. Nush Bushati  (21 Tetor 1935-7 Nëntor 1936)

20. Faik Shatku/Abdurrahman Dibra (9 Nëntor 1936-7 Prill 1939)

21. Ernest Koliqi (21 Prill 1939 - 3 Dhjetor 1941)

22. Xhevat Korça (3 Dhjetor 1941- 4 Janar 1943)

23. Anton Kosmaçi (18 Janar 1943 -11 Shkurt 1943)

24. Eqrem Çabej/Koço Muka (5 Nëntor 1943 -16 Korrik1944)

25. Koço Muka (18 Korrik 1944 -28 Gusht 1944)

26. Rrok Kolaj (6 Shtator 1944 - 25 Tetor 1944)

27. Gjergj Kokoshi (23 Tetor 1944 -13 Janar 1945)

28.Kostaq Cipo (13 Janar 1945- 21 Mars 1946)

29. Sejfulla Malëshova (22 Mars 1946- 6 Shkurt 1948)

30.Naxhije Dume (6 Shkurt 1948 - 1 Shkurt 1948)

31.Kahreman Ylli  (23 Nëntor 1948 - 9 Prill 1952)

32. Bedri Spahiu (10 Prill 1952 - 21 Korrik1955)

33 .Ramiz Alia  (21 Korrik 1955-3 Korrik 1958)

34 .Manush Myftiu  (22 Korrik 1956 -22 Korrik 1965)

35. Thoma Deliana ( 23 Korrik 1965 -3 Maj1976)

36. Tefta Çami (3 Maj 1976- 19 Shkurt 1987)

37.Skënder Gjinushi (20 Shkurt 1987 -21 Shkurt 1991)

38.Kastriot Islami (22 Shkurt 1991- 10 Maj 1991)

39.Maqo Lakrori  (11 Maj1991 - 4 Korrik 1991)

40.Paskal Milo (11 Korrik 1991 -6 Dhjetor 1991

41.Alfred Pema (18 Dhjetor 1991- 13 Prill 1992)

42.Ylli Vejsiu (13 Prill 1992- 6 Prill 1993)

43. Xhezair Telit (6 Prill 1993- 10 Korrik 1996)

44.Edmond Lulja (11Korrik 1996 -10 Mars 1997)

45.Luan Skuqi (11 Mars1997 -24 Korrik 1997)

46.Et'hem Ruka  (25 Korrik 1997- 6 Shtator 2001)

47.Ben Blushi (6 Shtator 2001   29 Janar 2002)

48.Luan Memushi (22 Shkurt 2002- 1 Shtator 2005)

49.Genc Pollo (11 Shtator 2005 - 30 Korrik 2008)

50.Fatos Beja (30 Korrik 2008 -17 Shtatorr 2009)

51.Myqerem Tafaj (17 Shtator 2009 -10 Shtator2013)

52.Lindita Nikolla (15 Shtator 2013 -22 Maj 2017)

53.Mirela Karabina  (22 Maj 2017- 17 Gusht 2017)

54.Lindita Nikolla (13 Shtator 2017 - 17 Janar 2019)

55.Besa Shahini (17 Janar 2019-  24 Shtator 2020)

56.Evis Kushi (24 Shtator-...)


Për plot 133 vite, prej shkollës së parë, në arsimin shqiptar kanë dhënë kontributin e tyre plot 56 ministra. Me një përgjegjësi të lartë që ka vetë ministri i arsimit, të gjithë ata, në kohë dhe vite të ndryshme kanë dhënë kontributin e tyre specifik në arsimin shqiptar.



Përgatiti:Marina Kërçeli

Portali Shkollor- Tëgjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.


 

4,629 Lexime
3 vjet më parë