
Telefonat inteligjentë mund të parashikojnë nëse jeni të mërzitur
Telefonat sot na ofrojnë shumë shërbime, gama e të cilave vjen gjithmonë në rritje. Telefonat nuk përdoren vetëm për të dërguar mesazhe tekst apo për të bërë thirrje telefonike.
Ata ofrojnë edhe shërbime të tjera, si: shfletimi në internet, dërgimi i mesazheve elektronike, shkrimi i dokumenteve, lojërat e ndryshme etj.
Telefonat inteligjentë janë në gjendje gjithashtu, të kuptojnë nëse përdoruesi është i mërzitur. Zbulimi u bë nga disa shkencëtarë spanjollë, të cilët kanë krijuar një algoritëm që kupton vetëm duke shikuar në pajisjen mobile, nëse një person është i mërzitur, kur ka qenë koha e fundit kur personi ka marrë një telefonatë apo një mesazh tekst, sa shpesh e përdor telefonin etj. Sipas shkencëtarëve, këto të dhëna janë 83% të sakta.

Për të arritur në këtë përfundim, analistët u kërkuan disa njerëzve që të shënonin çdo ditë gjatë dy javë nivelin e mërzitjes, sipas një aplikacioni që ata krijuan. Përgjigjet më pas u krahasuan me të dhënat e marra nga telefonat inteligjentë të të anketuarve, ku u pa se sa aplikacione përdorën dhe sa shpesh e përdornin telefonin.
Me të dhënat e mbledhura, ekspertët krijuan një aplikacion për pajisjet Android që parashikon nëse përdoruesi është i mërzitur apo jo. Nëse aplikacioni vëren se përdoruesi është i mërzitur, ai do ta njoftojë dhe do ta pyesë nëse do të lexojë një artikull nga BuzzFeed.
Një tjetër studim i kryer në muajin korrik tregoi se personat që shpenzojnë shumë kohë me telefonin janë më të mërziturit.
Makinat llogaritëse tek nxënësit, efektet negative dhe ato pozitive
Si të përdorni platformën ZOOM për mësimdhënie? Ndiqni këto hapa
Si të kthejmë një dokument nga PDF në WORD?