MATURA SHTETËRORE

Test i mbështetur mbi komentet e çelësit të Letërsisë dhe Gjuhës shqipe (Ylli-Lasgush Poradeci)

Ky është një model testi në lëndën e letërsisë i cili u vjen në ndihmë maturantëve për provimin në këtë lëndë. Ai është hartuar sipas modelit të testeve të Çelësit të Letërsisë dhe Gjuhës shqipe për Maturën Shtetërore, Albas. Në test trajtohet poezia “Ylli” e Lasgush Poradecit.

Lasgush Poradeci

YLLI



Del nga zemëra një yll

Nuku di nga vjen i shkreti:

Sikur djeg përdhe mi pyll,

Sikur shkon për-së-përpjeti

Sikur digjet përsëri

Mun në fund në kraharuar

Sikur sbret nga qjell’ i ri,

Yll i jetës së pashuar.

Yll e mall që shëmbëllen

Drejt prej zemrës së qetë,

Vjen e ndrin e shkon nga vjen:

Rrëzë qjelli, rrëzë jete. 


Rrethoni përgjigjen e saktë 


1. Kjo poezi bën pjesë në:                                                                    

a. lirikën filozofike, 

b. lirikën e peizazhit, 

c. lirikën erotike, 

ç. lirikën shoqërore.


2. Ylli  ka kuptimin e:

a. dashurisë,

b. frymëzimit artistik,

c. trupit qiellor,

ç. poetit. 


3. Me ç’lloj vargu është shkruar kjo poezi?                                           

a. 10-rrokësh,

b. 11-rrokësh,

c. 8-rrokësh,

ç. 6-rrokësh.


4. Cili prej vargjeve të mëposhtme është epitet metaforik?    

a. Sikur digjet përsëri,

b. drejt prej zemrës së qetë,

c. yll e mall që shëmbëllen,

ç. nuku di nga vjen i shkreti.


5. Cila nga figurat kryesore të poezisë së Lagushit nuk është përmendur në këtë poezi?

a. Zjarri,

b. Uji,

c. Qielli,

ç. Dheu.

 

6. Cila nga  fjalët e mëposhtme është fjalëformim karakteristik i poetikës së Lasgushit?                                                                                             

a. për-së-përpjeti,

b. zemëra,

c. qjell’,

ç. mall.


7. Procesi i frymëzimit artistik njëjtësohet me lindjen e një ylli.  Poeti  gjen vija paralele mes këtyre dy dukurive, sepse: 

a. frymëzimi artistik është dukuri sa abstrakte, aq edhe e qenësishme;

b. poeti kërkon t’ia konkretizojë atë lexuesit, përmes një perceptimi konceptual dhe vizual;

c. frymëzimi krijues ka të njëjtat veti si ylli, i cili ka funksion të ndriçojë, të ngrohë e ushqejë shpirtërisht zemrën me anë ndjesive dhe emocioneve që shpreh;

ç. frymëzimi e bën krijuesin të përjetojë emocionalisht momentin, jetën; 

d. të gjitha së bashku.


8. Fjala kyç që realizon këtë paralelizëm: 

a. është fjala yll, sepse është objekti ku mbështetet paralelizmi;

b. është fjala lind, e cila mbart simbolikën e lindjes së jetës, përjetimit artistik i cili gjithashtu e bën poetin të jetojë momentin si copëz të jetës;

c. është fjala qiell, sepse frymëzimi zbret nga hyjnorja.  


9. Është karakteristikë e poetikës së Lasgushit të përfytyrojë realizimin e dukurive jetësore dhe ato artistike në mënyrë ciklike. Kjo shprehet në:  

a. strofën e dytë e poezisë dhe vargun e tretë të strofës së tretë; 

b. strofën e parë e poezisë dhe vargun e parë i strofës së tretë; 

c. strofën e dytë e poezisë dhe strofën e katërt e poezisë. 


10. Në poezi dy përdorimet kuptimore të ndryshme të foljes djeg janë:

a. ndezja si proces, nisja e frymëzimit;

b. djegia si proces përfundimtar i shuarjes, i gjendjes emocionale të përjetimit, e cila e kaloi fazën e saj kulminante dhe tash shuhet për të përgatitur lindjen e një frymëzimi të ri, gjendjeje të re emocionale.  


11.   Figura poetike e krijuar në të dyja rastet e përdorimit të foljes djeg është:  

a. antitezë,

b. simbol,

c. personifikim,

ç. metaforë.


12. Cili nga vargjet e mëposhtme përmban një figurë të sintaksës poetike?

a. Sikur djeg përdhe mi pyll,/ Sikur shkon për-së-përpjetë

b. Vjen e ndrin e shkon nga vjen/ Rrëzë qjelli, rrëzë jete. 

c. Sikur digjet përsëri/ Mun në fund në kraharuar


13. Cila është figura e sintaksës poetike e sipërpërmendur?

a. inversioni,

b. shkallëzimi artistik,

c. anafora,

ç. enumeracioni.


14.  Funksioni i  kësaj figure të sintaksës poetike është:

a. të krijojë e të konkretizojë  përfytyrimin konceptual të frymëzimit krijues;

b. të krijojë bukurtingëllim të vargut artistik;

c. të ndikojë emocionalisht te lexuesi; 


15.  Poeti  e quan frymëzimin poetik: Yll i jetës së pashuar, sepse ky varg:

a. shpreh në nivelin më të lartë vlerësimin për artin si monument jetësor;

b. arti  i shërben njeriut në jetën tokësore për ta zbukuruar atë dhe t’u përjetuar si hyjnor;

c. për t’i dhënë mundësi të përsoset shpirtërisht përmes artit dhe ndjenjave që përcjell ai;

ç. të gjitha së bashku.

                                                                  

16. Shëno E vërtetë (V)/ E gabuar  (G)

Në strofën e fundit të poezisë është përdorur fjala mall, e cila sipas poetit shëmbëllen me fjalën yll. Realizimi i këtij shëmbëllimi, edhe pse mes dy fjalëve nuk ka lidhje kuptimore, ndodh sepse:

a. fjala mall është e njohur në krijimtarinë e Lasgushit si simbol i dashurisë; 

b. duke qenë se frymëzimi artistik shoqërohet nga ndjenja e dashurisë për artin, për të përsosurën, nuk  e  mbart  brenda dashurinë;

c. poeti ndien të nevojshme të pranëvendosë të dyja fjalët, duke përcjellë idenë se arti lind kur është i mbrujtur nga dashuria;

ç. fjala yll është simbol i përjetësisë.  

                                                                  

17. Nënteksti  i dy vargjeve të fundit, duke iu referuar lidhjes kuptimore të sintagmës Rrëzë qjelli, rrëzë jete, është:

a. ide kozmogonike e shkruar në konceptin filozofik për krijimin e botës;

b. thelb i filozofisë dhe botëkuptimit të Lasgushit, mbi artin, burimin e tij dhe të forcës  së tij;

c. ndikim i shprehjes artistike  i huazuar nga tradita popullore.



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,906 Lexime
2 javë më parë