PKAB

Testet e Provimeve Kombëtare të Arsimit Bazë 2020 në Gjuhë shqipe, Gjuhë e huaj dhe Matematikë

Ky material zyrtar nga QSHA përmban testet e Provimeve Kombëtare të Arsimit Bazë, për Gjuhën Shqipe, Gjuhën e Huaj dhe Matematikën, të shoqëruara bashkë me skemat e vlerësimit të vitit të kaluar. Ky material u shërben mësuesve, specialistëve të arsimit, nxënësve dhe të gjithë të interesuarve.

Çfarë është Provimi Kombëtar i Arsimit Bazë (PKAB)? 


PKAB është një provim kombëtar që zhvillohet në përfundim të arsimit 9-vjeçar të detyruar dhe shërben për të certifikuar nxënësit që përfundojnë këtë cikël arsimimi. Ky provim mat njohuritë dhe kompetencat e tyre në tri fusha:

  1. Gjuhë shqipe
  2. Gjuhë e huaj
  3. Matematikë


Ky provim synon gjithashtu dhënien e informacionit për prindërit, mësuesit, si dhe të gjitha institucionet e arsimit në vend në lidhje me arritjet e nxënësve në kompetenca të caktuara të secilës fushë.


Cili është qëllimi i materialit të mëposhtëm?

Përmes këtij publikimi, ku përmblidhen disa teste të Gjuhës shqipe të përdorura në vite në Provimin Kombëtar të Arsimit Bazë, synojmë t’u japim nxënësve, prindërve, mësuesve dhe të interesuarve të tjerë një mundësi që të familjarizohen me përmbajtjen e testit dhe llojet e pyetjeve që përdoren në të. Kur nxënësit e dinë se çfarë duhet të bëjnë në një test të Gjuhës shqipe, ata përgatiten edhe më mirë në një situatë më praktike, ku përfshihen të gjitha hapat që ka një test i tillë i standardizuar.


PËR NXËNËSIT

Nxënësit mund t’i përdorin këto modele:

  • për t’u familjarizuar me llojet e pyetjeve;
  • për të mësuar se si t’i japin përgjigjet e tyre.

Duke parë këto modele disa kohë përpara testimit, nxënësit do të kuptojnë se çfarë do t’iu kërkohet të bëjnë. Si rezultat, ata do të jenë në gjendje të fokusohen në demonstrimin e aftësive të tyre në Gjuhën shqipe në ditën e testimit.


PËR PRINDËRIT

Prindërit mund t’i përdorin këto modele:

  • për të kuptuar kompetencat që nxënësit duhet të demonstrojnë në testin e Gjuhës shqipe;
  • për të kuptuar llojin e pyetjeve për të cilat fëmijët e tyre do të përgjigjen në test për të demonstruar se i zotërojnë këto kompetenca.


PËR MËSUESIT

Mësuesit mund t’i përdorin këto modele:

  • për të kuptuar llojin e pyetjeve që përdoren në testin kombëtar të Gjuhës shqipe;
  • për të kuptuar se si lidhen pyetjet me kompetecat që nxënësit duhet të zotërojnë në përfundim të arsimit të detyruar 9-vjeçar dhe që janë përshkruar në dokumentin zyrtar të kurrikulës së Gjuhës shqipe.
  • për t’i ndihmuar nxënësit të familjarizohen me kërkesat e testit;
  • për të krijuar modele të ngjashme në klasë në ndihmë të nxënësve.



GJUHA SHQIPE DHE MATEMATIKA

GJUHA E HUAJ

©Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

57,135 Lexime
2 vjet më parë