Risi praktike

Testimi digjital, një ide e re nëpërmjet secilës dija kontrollohet në mënyrë kreative dhe argëtuese

Kjo është një ide kreative për realizim testimi digjital, ku dija jepet dhe kontrollohet në mënyrë kreative dhe argëtuese për nxënësit. Propozimi pedagogjik i shkollës “Frymë Dashurie”, Gjirokastër ka si bërthamë lojën e njohur botërisht "Kush do të bëhet Milioner".

Kështu mësuesi nëpërmjet një Pwer Point-i vendos pyetjet dhe opsionet, dhe në komunikim direkt me Skype, në saj të opsionit share screen, i lidh nxënësit me lojën. Pas përfundimit të kohës për çdo pyetje nxënësit me mesazh personal i dërgojnë atij përgjigjen e tyre. Në fund bëhet korrigjimi dhe vlerësimi.

“Nga eksperienca ju sigurojmë se nëse mësuesi ka përgatitur pyetjet në mënyrën e duhur, atëherë në saj të kësaj metode mund të arrijë një shkallë të mirë  angazhimi kreativ dhe vlerësimi objektiv”, kështu na ka shkruar Thodhori Qesko, mësuesi i Filozofisë dhe njëherësh drejtori i gjimnazit jopublik “Frymë Dashurie”, Gjirokastër.

Më poshtë do të gjeni një shembull të një testimi digjital, në formatin PDF 

Shkolla: Frymë Dashurie, Gjirokastër

Klasa: XI

Lënda: Filozofi 

Tema: Testim i periudhës së dytë

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,461 Lexime
2 vjet më parë