Listimi

Tipat e prindërve që nuk preferohen nga mësueset

Shumica e mësueseve raporton se pjesa më e bukur e punës së tyre janë fëmijët dhe pjesa më e vështirë janë prindërit. Pse? Ata kanë mundur të listojnë 10 tipat e prindërve më të vështirë në punën e tyre.

Shumica e mësueseve raporton se pjesa më e bukur e punës së tyre janë fëmijët dhe pjesa më e vështirë janë prindërit. Pse?


Ata kanë mundur të listojnë 10 tipat e prindërve më të vështirë në punën e tyre:



1. Prindërit e fëmijëve “të veçantë”


Sigurisht që fëmija juaj është i veçantë, por asnjë mësuese nuk do të mendonte se ai është më i veçantë se të tjerët për të mos kryer detyrat apo për të thyer rregulla të tjera të përbashkëta.



2. Prindërit “magjistarë”


Të gjithë prindërit preferojnë nota të mira të fëmijëve të tyre, por prindërit e kësaj kategorie dëshirojnë që kjo të ndodhë pa qenë nevoja për tu ulur me ta dhe zakonisht kërkojnë zgjidhje shumë të shpejta të cilat nuk përfshijnë angazhimin e tyre.



3. Prindërit “miq të drejtorit”


Këta prindër drejtohen direkt tek drejtori para se të diskutojnë me mësuesen atë që ka ndodhur në klasë. Zakonisht ushtrojnë shumë tension tek mësuesja dhe kanë mungesë komunikimi me të.



4. Prindërit “e kudondodhur”


Kjo kategori prindërish është gjithmonë e pranishme gjatë çdo takimi me prindër apo në klasë. Zakonisht këta prindër nuk u japin hapësirën e duhur fëmijëve as për të lidhur këpucët apo për të menaxhuar vetë materialet e tyre të shkollës.



5. Prindërit “fantazmë”


Këta prindër nuk paraqiten asnjëherë në takimet me prindër apo nuk interesohen të krijojnë një komunikim me mësuesen qoftë edhe nëpërmjet telefonit.



6. Prindërit “pa kufij”


Zakonisht prindërit e kësaj kategorie janë ata që u dërgojnë mesazhe mësueseve për të pyetur për ndonjë informacion edhe pse mund të jetë ora 11 e darkës. Këta prindër nuk e kanë problem të telefonojnë për të pyetur mësuesen në 5-minutshin e pushimit apo gjatë kohës së saj së drekës.



7. Prindërit “konkurrues”


Këta prindër mundohen gjithmonë të konkurrojnë dhe të tregojnë se si ata janë më të mirë se prindërit e tjerë. Ata nuk e gjejnë asnjëherë gjuhën e përbashkët me prindërit e tjerë për atë çka ndodh në shkollë dhe kuptohet që në këtë situatë ai që humb është fëmija.



8. Prindërit “shefa”


Prindërit e kësaj kategorie sjellin një ndjesi biznesi në klasë dhe zakonisht mundohen t’i tregojnë mësueses se ata janë më lart se ajo. Këta prindër nuk e shohin mësuesen si partnere, por e shohin atë si të punësuarën e tyre.



9. Prindërit “qe urrejnë mësueset”


Nuk dihet tamam arsyeja e urrejtjes që krijojnë këta prindër kundrejt mësueseve, por zakonisht ata e nënvlerësojnë pozicionin e mësueses dhe mendojnë se ato zgjedhin këtë profesion se kanë gjithë verën pushim. Këta prindër fajësojnë mësuesen për çdo gjë që ndodh në klasë.



10. Prindërit “dramatikë”


Këta prindër ekzagjerojnë çdo situatë të vogël të papëlqyeshme që ndodh në shkollë. Ndonjëherë ngrenë dhe zërin ose përloten. Këta prindër nuk i mbyllin çështjet pa i marrë vesh gjithë bordi i shkollës dhe të gjithë prindërit e tjerë.




Përgatiti: Elona Çeço

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

1,820 Lexime
1 vit më parë