Model

“Traditat në vendin tim”, projekt vjetor në lëndën e anglishtes për klasën e 8-të nga mësuesja Marjana Tusha

Projekti “Traditat në vendin tim”, realizuar nga mësuesja Marjana Tusha në shkollën “Demir Gashi”, Peshkopi, përfshin eksplorimin dhe prezantimin e traditave shqiptare nga nxënësit e klasës së 8-të përmes krijimtarisë, gjuhës, teknologjisë dhe bashkëpunimit.

Ky është një projekt mësimor vjetor i hartuar nga mësuesja Marjana Tusha nga shkolla “Demir Gashi” në Peshkopi, në lëndën e gjuhës angleze për klasën e 8-të. Projekti mban titullin “Traditat në vendin tim” dhe synon të zhvillojë te nxënësit ndërgjegjësimin dhe vlerësimin për trashëgiminë kulturore shqiptare, duke nxitur njëkohësisht aftësitë e tyre kërkimore, komunikuese, krijuese dhe teknologjike. 


Nxënësit, të ndarë në grupe, kanë eksploruar tradita nga katër zona të ndryshme: Veriu, Qendra, Jugu i Shqipërisë dhe Diaspora Shqiptare, duke i paraqitur ato përmes eseve, prezantimeve, artit, muzikës dhe mjeteve digjitale. Ky projekt ndërdisiplinor përfshin bashkëpunime me lëndë si Historia, Gjeografia, Arti, Muzika, Edukimi Qytetar dhe TIK.


Projekti në PDF 


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

893 Lexime
2 javë më parë