Raporti

UNICEF: Fëmijët e vendeve të pasura nuk kanë përvetësuar njohuritë themelore në matematikë dhe lexim

UNICEF vjen me një njoftim të rëndësishëm në lidhje me fëmijët, ku raporton se fëmijët e vendeve të pasura nuk kanë njohuri themelore të leximit dhe matematikës dhe nuk kanë ndjenjë kënaqësie.

“Shumë fëmijë në vendet më të pasura të botës nuk kanë njohuri themelore të matematikës dhe leximit dhe vuajnë nga çrregullime mendore dhe mbipesha, kështu ka njoftuar UNICEF të martën në raportin e tij "Bota e Ndikimit". 


Raporti i agjencisë rendit 41 shtete të Bashkimit Evropian dhe Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) sipas shëndetit, aftësive dhe lumturisë së fëmijëve.


Danimarka, Hollanda dhe Norvegjia janë në krye dhe Bullgaria, Kili dhe Shtetet e Bashkuara janë në fund të listës së vendeve me më të ardhura të larta.


Në shumicën e vendeve, rreth 20 përqind e fëmijëve nuk kanë një ndjenjë kënaqësie, shkruhet tek raporti. 


Lajmi më i keq vjen nga Turqia, duke qenë se vetëm 53 përqind e fëmijëve janë të kënaqur me jetën e tyre, duke vijuar me pas me Japoninë dhe Britaninë e Madhe. 


Lituania regjistron numrin më të lartë të vetëvrasjeve midis adoleshentëve, ndërsa Zelanda e Re dhe Estonia janë në vendin e dytë dhe të tretë.


Sa i përket shëndetit fizik, çdo fëmijë është mbipeshë ose nënpeshë dhe këto norma po rriten ndjeshëm në Evropën Jugore.


Rreth 40 përqind e fëmijëve nën moshën 15 vjeç në vendet e pasura nuk kanë aftësi themelore në matematikë dhe lexim, shumica në Bullgari, Rumani dhe Kili, thotë UNICEF.


Raporti bazohet në të dhëna para pandemisë së koronavirusit dhe UNICEF paralajmëron se kriza shëndetësore është një kërcënim shtesë për mirëqenien e fëmijëve. 


"Shumë nga vendet më të pasura në botë, të cilat kanë burime të mjaftueshme për t’i siguruar fëmijëve një fëmijëri të lumtur, nuk ja kanë dalë" - shprehet drejtoresha e UNICEF Gunilla Olsson.  

"Nëse qeveria si pjesë e përgjegjëse ndaj pandemisë nuk ndërmerr veprime urgjente dhe vendimtare për të mbrojtur mirëqenien e fëmijëve, ne mund të presim rritjen e varfërisë, shëndetin më të dobët fizik dhe mendor dhe përkeqësimin e mëtejshëm të aftësive të fëmijëve ", shpjegoi ajo.



Përktheu: Marina Kërçeli

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

419 Lexime
1 muaj më parë