Ditari

Ushtrime për foljen, gjuha shqipe II

Kjo orë mësimi 90 minutëshe, në lëndën e gjuhës shqipe, klasa e dytë është përgatitur nga mësuesja Fatbardha Amzaj, shkolla 9 - vjeçare “4 Heronjtë”, Vlorë. Gjatë kësaj ore mësimore do të zgjidhen ushtrime të ndryshme për foljen.

Orë e hapur 

Klasa:  II

Shkolla  9 - vjeçare “4 Heronjtë”, Vlorë

Fusha: Gjuha dhe komunikimi                       

Lënda: Gjuhë shqipe                                          

Mësuese: Fatbardha Amzaj

Koha: 90 Minuta  

Tema mësimore: Ushtrime për foljen (ora I, II)

Situata e të nxënit: Plotësim fjalish ndihmuar nga ilustrimet.


Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore.

Nxënësi/ja:

• Dallon folje në një poezi.

• Liston disa rregulla për foljen.

• Përdor foljet në situatat e dhëna.

• Shkruan fjali duke përdorur foljen e duhur.

• Nxit diskutimet në grup duke ofruar kontributin e tij/saj.

• Dallon me pro ose kundër disa rregulla të foljes

• Përdor drejt foljet gjatë dramatizimit në pjesën “Gjashtë vellezërit peshkatarë”

Fjalët kyç: folje, veprim, zëvendësim, listo, evidento.

Burimet: Teksti i nxënësit

Mjete mësimore: fleta formati A4, ngjyra, kolora, lapsa, mjete të përgatitura nga mësuesja ngjitës, shkumësa me ngjyrë.

Lidhja me fushat e tjera: Arte.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:

Metodologjia: Përvijim i të menduarit

Punë në grupe. Vëzhgo-plotëso, punë individuale, lojë në role 


Kontrolli dhe leximi i detyrave të shtëpisë, plotësohen në dërrasë ushtrimet nga mësuesja dhe nxënësit. Vlerësohen nxënësit për aktivizimin dhe saktësinë e ushtrimeve.  

Në vjershën që do të thotë mësuesja, nxënësit do të gjejnë foljet. Kjo për faktin se 2018 është viti i Skënderbeut.


Kruj’ o qytet i bekuar,

prite, prite Skënderben,

po vjen si pëllumb’ i shkruar,

të shpëtojë mëmëdhenë …..  etj .


Veprimtaritë e nxënësve:

Veprimtaria e parë: Përvijim i të menduarit. 

Ftoj nxënësit të kujtojnë se çfarë tregon folja.

Veprimin e kryen emri, sendi……

Folja: 

1- Ka numër

2- Ka vetë

3- Gjendet me pyetjen ç’bën?

4- Tregon veprim

5- pjesë e ndryshueshme e ligjeratës

Veprimtaria e dytë: Punë në grupe

Grupi i parë: Ushtrimin 1, ku ata duhet të plotësojnë me folje fjalitë e dhëna.

Grupi i dytë: 2 Nxënësit duhet të lidhin me shigjetë dhe të shkruajnë fjalitë. Nxënësit duhet të lexojnë fjalët e dhëna, të formojnë fjalitë dhe më pas t’i shkruajnë.

Grupi i tretë: Nxënësit punojnë ushtrimin 4, në të cilin ta duhet t’u përgjigjen pyetjeve duke plotësuar dy folje.

p.sh: Çfarë bën nëna? Nëna kujdeset dhe pastron. 

Bebja luan dhe qesh. 

Piktori shikon dhe pikturon. 

Zogu cicëron dhe fluturon.

Grupi i katërt. Nxënësit punojnë ushtrimin 4 duke plotësuar me dy emra secilën folje.

Grupi i pestë 

Punë individuale. Ftoj nxënësit të punojnë rubrikën e zëvendësimit të fjalëve sipas modelit të dhënë. 

• Bëj mësimet – mësoj   • Bëj gjellën – gatuaj         • Bëj garën – garoj         

• Bëj punë – punoj         • Bëj balet – vallëzoj         • Bëj projekt-projektoj

Nxënësit prezantojnë punën e tyre në tabelë dhe vlerësohen.


Veprimtaria e tretë:    

Lojë: Votojmë në parlament

Nxënësit të pajisur me dy karta me ngjyrë të kuqe dhe të gjelbër aprovojnë ose kundërshtojnë, përgjigjen rreth pyetjeve të bëra nga mësuesja. 

Folja është një send, tregon njerez? Folja tregon veprim? Veprimin e kryen mbiemri? Folja nuk ka numër ? Folja ka vetë? Folja është pjesë e ndryshueshme e ligjeratës? 

Nxënësit nëse janë dakord ngrenë kartonin e gjelbër, nëse nuk janë dakord ngrenë kartonin e kuq dhe ndërhyn mësuesja që të argumentojnë pse janë dakord dhe pse jo?

Veprimtaria e katërt. Shkruani një fjali ku të përdorni foljen. Nënvizojeni foljen. Lexohen fjalitë nga nxënësit dhe korigjohen nëse ka vend për korigjim.


Veprimtaria e pestë: Përdorimi i saktë i foljeve gjatë një aktrimi.

Dramatizimi i pjesës “Gjashtë vëllezërit peshkatarë”


Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për pjesëmarrjen në veprimtari, dëshirën për të punuar me të tjerët, aftësitë për të përdorur foljet.


Detyrë: Shkruaj pesë fjali dhe nënvizo foljet.     

Momente nga zhvillimi i orës së mësimit me të ftuar prindër nga klasa dhe pjesëmarrës nga stafi i shkollës.


(Portali Shkollor)

15,545 Lexime
6 vjet më parë