Studimet dhe disa këshilla

Vaji i karkalecit të kuq dhe vetitë e tij ushqyese

Studimet tregojnë se marrja e 1-1,5gr vaj karkaleci të kuq në ditë, mund të ulë kolesterolin e keq (LDL) dhe të rrisë kolesterolin e mirë (HDL) në pacientë me hiperkolesterolemi.

Vaji i karkalecit të kuq, thesar kundër yndyrnave, plakjes, dhe kancerit.


Me një peshë prej 500 milionë ton, karkaleci i kuq formon biomazen me te madhe ne bote. Vetëm 1% e tij përdoret për ekstraktimin e vajit të çmuar që ai përmban, i cili vjen në një paketë fantastike së bashku me astaksanthinen, një antioksidant që ka forcën të luftojë kancerin dhe plakjen. Le të shohim përse vaji i karkalecit të kuq është dalluar si një suplement ushqimor superior:


Përmirëson kolesterolin dhe ul tregliceridet

Studimet në zhvillim e sipër tregojnë se marrja e 1-1,5gr vaj karkaleci të kuq në ditë, mund të ulë kolesterolin e keq (LDL) dhe të rrisë kolesterolin e mirë (HDL) në pacientë me hiperkolesterolemi. Në doza 2-3gr/ditë, ky vaj është dalluar të ketë efekt në uljen e treglicerideve, një tjetër lloj yndyre aterogjene për organizmin.


Përmirëson artritin

Studime të reja kanë evidentuar se 300mg vaj karkaleci mund të ulë ndjeshëm dhimbjet dhe shqetësimet në persona me artrit.


Qetëson simptomat para menstruale

Marrja e përditshme e vajit të karkalecit mund të zbusë simptomat paramenstruale të cilat shkaktohen si pasojë e ndryshimeve hormonale të lidhura me ciklin menstrual të gruas. Edhe pse nuk është shumë e qartë se si acidet lyrore omega 3 ndikojnë në përmirësimin e këtyre simptomave, mendohet që lidhja është ndikimi në ekuilibrin hormonal.


Ka veti anti-inflamatore

Nuk ka dyshim në vetitë anti-inflamatore të acideve lyrore omega 3 dhe ky është një rol shume i rëndësishëm që i referohet vajit të karkalecit. Ky vaj absorbohet edhe më lehtësisht nga organizmi, në krahasim me vajin e peshkut, dhe përkthehet në substanca me rol hormonal të cilat ulin inflamacionin e heshtur, pikënisjen e shumë sëmundjeve kronike përfshirë dhe kancerin.


Astaksanthina - armë e fortë kundër plakjes

Antioksidanti astaksanthine gjendet vetëm të karkaleci i kuq, te salmoni dhe arragosta. Si një antioksidant, ajo e mbron vajin nga oksidimi. Për më tepër, astaksanthina është veçuar si një ndër antioksidantët më të fuqishëm kundër plakjes dhe kundër kancerit, ul kolesterolin, forcon shikimin, parandalon sëmundjet neurodegraduese si Alzheimeri dhe lufton stresin fizik. Në një studim marrja e astaksanthines solli rezultate pozitive në trajtimin e Helikobakterit dhe ulcerës që ai shkakton. Sasia ditore e përdorur në studime qëndron midis 2mg – 24mg në ditë.


Vaji i karkalecit nuk përmban mërkur

Karkalecat, ndryshe nga peshqit e yndyrshëm, nuk përthithin mërkur pasi qëndrojnë në fillim të zinxhirit ushqimor dhe ushqehen vetëm me fitoplanktone. Ky fakt e bën vajin e karkalecit të kuq të pastër, ndryshe nga vaji i peshkut i cili mund të përmbajë mërkur.


Ultra Red Krill Oil - Si mund ta gjeni

Vitabiotics prodhon një ndër preparatet më cilësore të vajit të karkalecit të kuq i cili përmban natyrshëm astaksanthine. Në këtë preparat zgjidhet karkaleci i kuq i Antarktikut, i cili mendohet të jetë i ujërave më të pastër dhe varietetit më cilësor. Prodhimi i këtij vaji, përmbush të gjithë kriteret e mbrojtjes së natyrës dhe ekosistemit.


Përdorimi

Vaji i karkalecit të kuq mund të konsumohet në çdo kohë, për 3 muaj në vazhdimësi. Ai është i përshtatshëm për çdo grup moshë. Për fëmijë të vegjël ka formula të specifikuara për sasinë që i nevojitet moshës së tyre. Nuk ka mjaftueshëm studime për përdorimin nga gra shtatzënë dhe në laktacion.


Shënim: Çdo suplement ushqimor duhet të merret në këshillim me mjekun.


(Blerina Bombaj)

3,352 Lexime
7 vjet më parë