VLERËSIMI I NXËNËSIT

Vlerësimi i nxënësit në arsimin e mesëm të ulët si dhe në arsimin e mesëm të lartë

Në këtë material shpjegues në ndihmë të shkollave, mund të gjeni gjithçka duhet të dini për vlerësimin në arsimin e mesëm të ulët dhe në arsimin e mesëm të lartë. Material i shkëputur nga IZHA.

Vlerësimi përdoret:

-për të gjykuar mbi përpjekjet e nxënësve për të nxënë;

-për të motivuar dhe për të nxitur nxënësit për të nxënë;

-për të gjykuar, reflektuar dhe përmirësuar procesin e mësimdhënie-nxënies;

-për të matur arritjet e nxënësve;

-për të raportuar arritjet;

-për t’u dhënë sugjerime nxënësve për përparimin e tyre;

-për t’u dhënë sugjerime prindërve mbi përparimin e fëmijëve të tyre.


Vlerësimi i nxënësit kryhet nëpërmjet:

-vlerësimit të vazhduar (vlerësimi për të nxënë) (40%);

-vlerësimit me test/detyrë përmbledhëse (vlerësimi i të nxënit) (40%);

-vlerësimit të portofolit lëndor të nxënësit (20%).


Si dokumentohet vlerësimi i vazhduar (vlerësimi për të nxënë)?

-Fletorja personale dhe evidenca nënkuptojnë të njëjtin dokument. Pra, mësuesi ka vetëm një dokument për vlerësimin e vazhduar (vlerësimin për të nxënë).

-Mësuesi mban shënime në fletoren e tij personale (apo në evidencë) ecurinë e progresit të nxënësit lidhur me rezultatet e arritjes.

-Fletoren personale (evidencën) mësuesi e formaton në mënyrën më të përshtatshme për të, por duke ruajtur logjikën e vlerësimit për të nxënë. Me fletoren personale (evidencën)  mësuesi është i lehtësuar nga ngarkesa ose nga presioni për të vënë nota në regjistër në mënyrë të vazhduar.

-Mësuesi është i lirë t’i mbajë shënimet në fletoren e tij personale (evidencë) duke vendosur simbolet, që ai gjykon si të përshtatshme, të shoqëruara me komente shumë sintetike, të cilat iu referohen niveleve të arritjes së kompetencave lëndore.

-Komenti përmban nivelin e arritjes duke e shënuar me simbolin përkatës (p.sh., N3 ose N4), si dhe konceptin/konceptet përkatëse për të cilin është vëzhguar nxënësi.

-Përgjigjet me gojë ose me shkrim, punët në grup, punët individuale, diskutimet e mësuesit me nxënësit, vetëvlerësimi inxënësit, vlerësimi inxënësit nga nxënësi, pjesëmarrjet në aktivitete dhe diskutimet në klasë, detyrateshtëpisë apo të klasës etj.,shënohen me simbole. Vendosja e notës në mënyrë të vazhduar gjatë vlerësimit për të nxënë nuk ndihmon procesin e të nxënit, motivimin e nxënësve për të nxënë dhe zhvillimin e kompetencave.


Si dokumentohet vlerësimi i vazhduar (vlerësimi për të nxënë)? (vazhdim)

-Nota në fletoren personale (evidencë) mund të vendoset vetëm në raste specifike, siç janë testet e ndërmjetme apo punët me shkrim etj. 

-Nota e vlerësimit të vazhduar që vendoset në regjistër në faqen “Vlerësimi periodik” duhet të jetë rezultante progresive (ose regresive) e vlerësimeve që mësuesi ka mbajtur në fletoren e tij personale.

-Fletorja personale (evidenca) është objekt monitorimi, por nuk dorëzohet në përfundim të periudhës. 

-Mësuesi mban përgjegjësi për fletoren personale dhe duhet të argumentojë notën e vlerësimit të vazhduar të vendosur në regjistër.

-Mësuesi duhet të ruajë deri në përfundim të vitit shkollor fletoren personale (evidencën), teste/detyra të ndërmjetme, punët me shkrim, etj. Këto do t’i shërbejnë për të argumentuar notën e vlerësimit të vazhduar.

-Drejtuesit e shkollave nuk duhet të ngarkojnë mësuesit me detyrimin për të mbajtur dy dokumente për vlerësimin e vazhduar të nxënësve: evidencën e vlerësimit të vazhduar dhe fletoren personale të shënimeve, ato janë e njëjta gjë.

-Gjatë periudhës, mësuesi i lëndës ka përgjegjësi për të informuar nxënësin për ecurinë dhe mundësinë e tij për progres.


(Materialin e plotë mund ta shkarkoni më poshtë) 

(Portali Shkollor)

19,044 Lexime
5 vjet më parë