E-libri shkollor Albas

Albas bashkëbisedim me mësuesit e gjimnazit “Ismail Qemali”

Mësuesit ishin të interesuar që tekstin digjital ta kishin jo vetëm në laptopin e shkollës dhe në kompjuter në shtëpi, por edhe në celularin e tyre. Duke qenë se Albas mundëson që me një kod të bëhen 3 shkarkime, mësuesit përfituan nga kjo mundësi.

Ekipi i trajnimeve të Portalit Shkollor Albas ishte në gjimnazin “Ismail Qemali” në kryeqytet ku bisedoi nga afër me mësuesit e kësaj shkolle. Në fakt ky nuk është takimi i parë me mësuesit e kësaj shkolle, pasi më herët ekipi i trajnimeve ofroi asistencë teknike duke shkarkuar të gjitha tekstet digjitale në tre laboratorët e kësaj shkolle.

Gjatë takimit trajnerët biseduan nga afër me mësuesit dhe morën prej tyre disa sugjerime që do të pasqyrohen më tej në tekstet tona. Mësuesit ishin të interesuar që tekstin digjital ta kishin jo vetëm në laptopin e shkollës dhe në kompjuter në shtëpi por edhe në celularin e tyre. Duke qenë se Albas mundëson që me një kod të bëhen 3 shkarkime, mësuesit përfituan nga kjo mundësi.

Përgjegjësi i IT-së pranë Portalit Shkollor Albi Dudija asistoi të gjithë mësuesit që të shkarkonin librat digjital të cilët jepnin mësim në telefonin e tyre. Mësuesit ishin të gatshëm dhe arritën të shkarkonin librat, madje ndihmuan edhe njëri-tjetrin.

Mësuesit e përkushtuar, duke dashur që të përçojnë njohuritë tek nxënësit në forma sa më efektive dhe tërheqëse për ta përvetësuan të gjitha risitë që ofron Albas nëpërmjet librave digjitalë.

Trajnimet do të vijojnë, prandaj për çdo nevojë dhe sugjerim, jeni të lutur të na kontaktoni në: [email protected] ose në numrat 04231 9002 dhe 0697098026.

(Portali Shkollor)

2,949 Lexime
7 vjet më parë