Trajnimet

Albas bashkëbisedim me mësuesit në Pukë dhe Mallakastër

Kështu ekipi i trajnimeve ishte në shkollën “Dervish Hekali” në Mallakastër, “Sabah Sinani” në Pukë si dhe në shkollën e mesme të bashkuar në Gjegjan për të biseduar nga afër me mësuesit.

Çdo mësues ka mënyrën e tij të të punuarit me nxënësit, të të shpjeguarit të mësimit dhe një metodë të testuar të cilën ai e cilëson efikase. Prezantimi me një risie i bën mësuesit t’i japin një dimension të ri orës së mësimit, por që kjo të ndodhë janë të domosdoshme takimet e diskutimet me kolegët dhe me shtëpitë botuese të cilat prezantojnë risitë. 

Shtëpia Botuese Albas e cila mbështet metodat bashkëkohore të mësimdhënies është pranë mësuesve për të diskutuar për librin digjital dhe mënyrën e tij të përdorimit. Është viti i dytë që mësuesit punojnë me tekstet digjitale dhe diskutimet me ta janë në fazën e prezantimit të orëve model të ndërtuara mbi materialet multimediale që ndodhen në tekst.

Kështu ekipi i trajnimeve ishte në shkollën “Dervish Hekali” në Mallakastër, “Sabah Sinani” në Pukë si dhe në Shkollën e Mesme të Bashkuar në Gjegjan.

Ekipi i trajnimeve bisedoi nga afër me mësuesit dhe ndanë së bashku idetë se si mund të ndërtohen orët e mësimit model me tekstet digjitale. Mësuesit evidentuan faktin se orët e mësimit në klasat virtuale janë tërheqëse për nxënësit dhe ata janë më aktivë në orën e mësimit.

Trajnimet e Albas do të vijojnë në qytete të tjera të Shqipërisë për të takuar mësuesit dhe për t’iu ofruar atyre asistencë dhe mbështetje teknike. Prandaj, për çdo nevojë dhe sugjerim, jeni të lutur të na kontaktoni në: [email protected] ose në numrat 04231 9002 dhe 0697098026.

(Portali Shkollor)

2,715 Lexime
7 vjet më parë