Libri digjital

Albas bashkëbisedim me mësuesit në Tiranë

Albas zhvilloi takim me mësuesit e gjimnazit “Sandër Prosi” si dhe prezantoi platformën e-libri shkollor Albas në shkollën 9-vjeçare “Emin Duraku”.

Albas ishte në Tiranë në shkollën “Sandër Prosi” si dhe në shkollën 9-vjeçare “Emin Duraku” ku prezantoi platformën e librit shkollor. Me tre hapa të thjeshtë: regjistrimi në portalishkollor.al, shkarkimi i platformës dhe shkarkimi i librit, mësuesit marrin në pajisjen e tyre librin digjital.

Libri digjital i pajisur me materiale multimediale si: video, audio, pyetësorë, fotogaleri etj. ndihmon mësuesin të përçojë dije tek nxënësit dhe të arrijë objektivat e orës së mësimit. Në mungesë të laboratorëve për kryerjen e eksperimenteve në të gjitha shkollat në vend, videot në të cilat janë regjistruar këto eksperimente u tregojnë nxënësve se si të kuptojnë bashkëveprimin substancave të ndryshme me njëra-tjetrën.

Në gjimnazin “Sandër Prosi” në Sauk, ekipi i trajnimeve zhvilloi një takim me të gjithë mësuesit e kësaj shkolle. Mësuesit u prezantuan me platformën e e-librit shkollor albas, librin digjital dhe mënyrën e përdorimit të tij në orën e mësimit. 

Mësuesit e shkollës "Sandër Prosi" edhe pse nuk janë pjesë e projektit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për digjitalizimin e arsimit janë të interesuar që të zhvillojnë mësimin me tableta. 

Albas ka digjitalizuar tekstet e arsimit 9-vjeçar duke dashur kështu t’u vijë në ndihmë mësuesve që duan të punojnë me tekste digjitale. Kështu, në shkollën 9-vjeçare “Emin Duraku” mësuesit u prezantuan me librin digjital.  

Nxënësit mësojnë duke parë video, duke dëgjuar audio, udhëtojnë në qytete e shtete të ndryshme nëpërmjet fotogalerive, zhvillojnë pyetësorët duke testuar kështu njohuritë e tyre... të gjitha këtoj anë të mundura falë teksteve digjitale.

Albas do të vijojë trajnimet në çdo shkollë, në çdo skaj të vendit kështu që ju jeni të lutur që për çdo vërejtje, sugjerim apo vështirësi që mund të hasni të na shkruani në adresën: [email protected] ose në numrin e telefonit 04231 9002 dhe 0697098026.

2,158 Lexime
7 vjet më parë