
Albas dhuron libra për Fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës
Fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës "Zyber Hallulli" Tiranë, Durrës e Shkodër festuan me Shtëpinë Botuese Albas, duke iu gëzuar librave dhe dhuratave, të cilat ishin përgatitur me shumë dashuri prej Drejtores së Albas, Rita Filipi.
E kthyer tashmë në një traditë, Shtëpia Botuese Albas edhe këtë fundvit ka gëzuar shumë fëmijët. Në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Bashkinë e Tiranës, organizata jofitimprurese Eko mendje dhe Eko volis, emisionin "7 pa 5" në Vizion + kanë organizuar disa festa dhe kanë shpërndarë libra dhe lodra për fëmijët në nevojë.
Fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës "Zyber Hallulli" Tiranë, Durrës e Shkodër festuan me Shtëpinë Botuese Albas, duke iu gëzuar librave dhe dhuratave, të cilat ishin përgatitur me shumë dashuri prej Drejtores së Albas, Rita Filipi. Dashuria dhe kujdesi janë dy elementet për të cilat ka nevojë çdo njeri, por fëmijët e kësaj shtëpie kanë nevojë për dashurinë e vërtetë njerëzore, e cila është vetë burimi i jetës. Përmes librave artistikë për moshat e ndryshme të këtyre fëmijëve të serisë së Klasikëve për Fëmijë nga autorë të huaj dhe vendas, e gjithë historia dhe përvoja botërore e njerëzimit ndriçon aspekte të humanizmit dhe të sfidave të jetës.
Shtëpia Botuese Albas premton se në të ardhmen do të jetë pranë fëmijëve jo vetëm me botimet e reja dhe cilësore, por edhe me aktivitete të tjera që do të kenë në vëmendje fëmijët në nevojë.
Risi në tekstet e reja të Albasit këtë vit shkollor
Leximi dhe fëmijët, libra jashtëshkollorë për çdo grupmoshë
Përdorimi i paketës “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare, niveli II”, disa strategji mësimdhënieje e të nxëni nga Aurela Konduri