Urimi

Albas-grup uron të gjithë mësuesit gëzuar "7 Marsin"

Portali Shkollor-ALBAS ju uron të gjithëve: Gëzuar “7 Marsin”, festën e mësuesit. Puna juaj e palodhur, profesionalizmi dhe përkushtimi e bëjnë këtë botë më të mirë, më të kulturuar dhe më të lumtur.

Të nderuara mësuese dhe të nderuar mësues!


Portali Shkollor-ALBAS ju uron të gjithëve: Gëzuar “7 Marsin”, festën e mësuesit. Puna juaj e palodhur, profesionalizmi dhe përkushtimi e bëjnë këtë botë më të mirë, më të kulturuar dhe më të lumtur. Falë jush fëmijët tanë rriten dhe formohen për të përballuar të gjitha vështirësitë dhe sfidat e jetës.


Gjejmë rastin që t’ju falënderojmë për punën tuaj fisnike dhe ju premtojmë që ne do të jemi pranë jush duke ju ndihmuar në punën tuaj të përditshme me tekste dinjitoze, libra digjitalë me materiale multimediale, programe mësimore, orë model, trajnime falas dhe gjithçka tjetër që ju nevojitet.


Portali Shkollor- ALBAS do të jetë partneri juaj dhe do ju gjendet gjithmonë pranë.

Gjithashtu duam të urojmë dhe falënderojmë mësuesit e klasave të 10-ta dhe të 11-ta në 60 shkollat në të cilat po zhvillohet projekti pilot i digjitalizimit: “Ju falënderojmë që me shumë përkushtim, këmbëngulje dhe dëshirën e madhe për të bërë orën tuaj të mësimit sa më produktive përvetësuat projektin e digjitalizimit duke e kthyer atë në një sukses të padiskutueshëm të arsimit në vend. Faleminderit për mikpritjen në të gjitha takimet që kemi zhvilluar së bashku anë e kënd Shqipërisë, ku ju kemi prezantuar orë model dhe ju kemi ofruar mbështetjen tonë.”


Falënderojmë të gjithë mësuesit e arsimit 9-vjeçar, të cilët falë dëshirës dhe përkushtimit, kanë përdorur me iniciativën e tyre personale si dhe me mbështetjen tonë, tekstet digjitale në orën e mësimit. Do të jemi pranë jush sa herë që ju do të keni nevojë për asistencën tonë.


Faleminderit për të gjitha sugjerimet që na keni shkruar në [email protected]

Ky është viti i dytë që ju punoni me tekstet digjitale dhe bashkëpunimi ynë ka kaluar në një tjetër fazë, tashmë ju e keni përvetësuar platformën dhe ne do të jemi pranë jush duke ju prezantuar metodologji të mësimdhënies bazuar në TIK.


Të nderuara mësuese dhe të nderuar mësues, të gjithë së bashku ia dolëm të kemi sukses.


Gëzuar “7 Marsin”!


Sinqerisht Portali Shkollor-ALBAS


3,409 Lexime
7 vjet më parë