PROJEKT I RI

Albas hap dy klube leximi: “Klubi i leximit për fëmijë” dhe “Klubi i leximit për të rritur”

Albas hap dy klube leximi: “Klubi i leximit për fëmijë” dhe “Klubi i leximit për të rritur”. Në tetor nisin takimet. Klubet do të ofrojnë karta anëtarësimi, të cilat do t’u mundësojnë anëtarëve bonuse të shumta. Regjistrohuni më poshtë.

Shtëpia botuese “Albas” ka nisur“Klubi i leximit” është një aktivitet që ka për qëllim afrimin e fëmijëve dhe të rinjve me librin. 


“Klubi i leximit” është një aktivitet që ka për qëllim afrimin e fëmijëve dhe të rinjve me librin. Ky klub, i cili do të nisë në muajin tetor, do të bashkojë të gjithë fëmijët dhe të rinjtë që kanë pasion librin. Këto takime javore do të organizohen nga vetë autorët, të rinjtë e fëmijët e pasionuar pas leximit dhe librit. Përveç leximit të fragmenteve të ndryshme, klubi synon të miqësojë anëtarët e grupit me librin, por njëkohësisht edhe t’i argëtojë ata.

Ideja e këtij projekti nisi nga dëshira e fëmijëve për t’u mbledhur së bashku dhe për të lexuar në mjediset e librarisë “Albas”. Ana Dede, nxënëse e klasës së 8-të te shkolla “Jeronim de Rada”, shprehu dëshirën ta hapë siparin e këtij projekti, duke lexuar për fëmijët. “Miushi lexues” do të quhet “Klubi i leximit për fëmijë” të cilët do t’i bashkohen Anës çdo fundjavë. Fëmijët e kopshtit Princi i Vogël u bënë Miushat e parë që iu përgjigjën thirrjes së Anës për të lexuar këtë fundjavë. Në këtë takim u lexua një nga librat e serisë “Miushi lexues”, “Koni shkon në kopshtin zoologjik”.  

Libri tregon historinë e një vajze të quajtur Koni, e cila shkon në ekskursion me shkollën. Ata shkojnë te kopshti zoologjik! Atje ka shumë gjëra për të parë e për të mësuar. Nga e njeh mamaja zebër të voglin e saj? Çfarë hanë merkatët? A hanë majmunët vetëm banane? Papritur, panda e kuqe arratiset nga kafazi… Çfarë bëjnë fëmijët në këtë rast?   

Ana dhe miqtë e kopshtit iu përgjigjën këtyre pyetjeve gjatë leximit të këtij libri në mjediset e librarisë “Albas”. Aktiviteti më pas vijoi me diskutime, vizatime dhe lojëra nga fëmijët për fëmijët. Leximi tematik mbështetet në programin e kopshtit. 


Në tetor, Ana fton të gjithë fëmijët e grupmoshës 3–10 vjeç, që t’i bashkohen klubit me takimet e përjavshme. 

Në tetor nisin takimet e “Klubit të leximit”.

Klubi do të ofrojë karta anëtarësimi, të cilat do t’u mundësojnë anëtarëve bonuse të shumta. 

Për t’u bërë anëtarë të klubit “Miushi lexues” ju nevojitet të plotësoni të dhënat:  këtu.

Klikoni linkun për të rinjtë: këtu dhe plotësoni të dhënat tuaja për t’u bërë pjesë e këtij projekti kulturor dhe argëtues. 

Ju mirëpresim në mjediset e librarisë “Albas”! 



Përgatiti: Xhoana Jaku

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

699 Lexime
1 muaj më parë