Qershori i fëmijëve

Albas ju fton në stendën e saj nga data 1-4 qershor në edicionin “Festivali Veror, Panairi i Produkteve dhe Shërbimeve për fëmijë”

Festa e 1 Qershorit këtë vit do të festohet 4 ditë në pedonalen “Murat Toptani” në Tiranë. Në datat 1-4 Qershor, në Pedonalen e Kryeqytetit, do të zhvillohet "Festivali Veror-Panairi i Produkteve dhe Shërbimeve për fëmijë". Pranë stendës së Albas do të gjeni të gjitha botimet e larmishme për të vegjlit tuaj.

Në datat 1-4 Qershor, në Pedonalen e Kryeqytetit, do të zhvillohet edicioni i 15-të i Panairit "Festivali Veror-Panairi i Produkteve dhe Shërbimeve për Fëmijë", i cili është një aktivitet ku shpalosen produktet më të mira për fëmijë, dhe jo vetëm, në tregun vendas.


Shtëpia Botuese Albas do të jetë e pranishme në këtë aktivitet duke ju mirëpritur në stendën e saj me botime të larmishme për fëmijët e grupmoshave të ndryshme dhe jo vetëm. 


Ju mund të zgjidhni midis 300 tituj librash, kolana të mrekullueshme që rrëfejnë histori klasike për fëmijë, libra me aventura, enciklopedi, romane etj. 


Për plotë katër ditë, nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 9 të darkës, ju mund të shpenzoni kohë cilësore bashkë me fëmijët tuaj duke zgjedhur veçanërisht librat e preferuar sepse “Një fëmijë që lexon, është një fëmijë i lumtur!”. 


Në këtë Panair, krahas ekspozimeve të kompanive më të mëdha, do të zhvillohen edhe aktivitete argëtuese dhe edukative, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Bujqësisë, në mënyrë që të vegjlit të bëhen pjesë e një eventi që ka në epiqendër mirëqenien e tyre.

Në këtë panair theksohet pjesëmarrja edhe e institucioneve arsimore, si institucione me edukative të brezit të ri. 


Aktivitetet e shumta artistike do të krijojnë një oazë festiv dhe atraktiv për fëmijët në qendër të kryeqytetit.


Ndërkohë, më poshtë duke klikuar mbi secilin titull katalogu, mund të njiheni më në detaje me çdo botim të Albas që do të prezantohet në këtë panair. 


Katalogu i botimeve për fëmijë 

Katalogu i botimeve artistike dhe studimore 

Katalogu i lodrave Pino 



 Nanila Allkja Biçaku

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

1,035 Lexime
1 vit më parë