Sugjerime

ALBAS: Librat në ofertë që mund të lexojnë nxënësit ose fëmijët gjatë pushimeve të fundvitit

Më poshtë do të gjeni një sërë sugjerimesh nga ALBAS për librat që mund të lexojnë nxënësit ose fëmijët tuaj gjatë pushimeve të fundvitit. Titujt i kemi ndarë sipas grupmoshave, ndërkohë që secilin prej tyre mund ta blini me zbritje në çdo librari Albas, fizike dhe online.

Nga kërkesat e shumta të prindërve dhe të mësuesve, kemi nxjerrë një listë librash jashtëshkollorë si rekomandime për të gjitha grupmoshat e fëmijëve, që nga mosha 2 deri në 15 vjeç. Të botuar nga Albas, këta libra mund të bëhen shoqëruesit e të vegjëlve në çdo kohë, por sidomos gjatë periudhës së Festave të Fundvitit.

Dhe jo vetëm kaq!


Të gjithë titujt e mëposhtëm mund t’i merrni me zbritje nga 20 deri 50% përgjatë gjithë muajit dhjetor. Ndërkohë që me zbritje janë edhe paketat e plota. Për shembull, nëse merrni një seri të plotë, ju përfitoni një zbritje të plotë të saj. 


Babagjyshi poshtë pemës mund të sjellë edhe lodra për fëmijët, ndaj ju mund të zgjidhni ato që kanë cilësinë e drurit më të mirë, të quajtura PINO dhe që Albas jua mundëson po me çmime të zbritura përgjatë këtyre festave. Të përfshira në ulje janë produktet e serisë “Koha e banjës” (mosha 3+). 


Mund të klikoni në https://librarialbas.al/dhjetori-ofertave për të gjitha detajet e titujve, të çmimeve të tyre dhe të zbritjeve për çdo titull apo të paketave dhe serive. 


Më poshtë gjeni listën e librave të sugjeruara sipas çdo grupmoshe, ndërkohë që përbri tyre gjeni dhe informacionin e përqindjeve të zbritura të çmimeve që ofrohen për festat e fundvitit. 



Mosha 2+


Seria “Libri me maskë”(çdo çmim titulli me 30% ulje)

  • Bubi gjumash
  • Rosaku i uritur


Mosha 3+


Seria “Libra zanorë” (çdo çmim titulli me 30% ulje)

  • Insektet punëtore
  • Lodra ime më e dashur

Seria “Miushi magjik” (çdo çmim titulli me 50% ulje)

Kjo seri me libra elektronikë përfshin një tematikë të gjerë për fëmijët e moshës3−4 vjeç, ku jepen njohuritë fillestare për shkronjat e fjalët, numrat, kafshët, natyrën e mjedisin përreth. Me një miush magjik që lëshon tinguj dhe dritë, fëmija ndihmohet për përgjigjet e sakta.

  • Mësoj numrat
  • Njoh natyrën
  • Njoh kafshët
  • Fjalët e mia të para
  • Enciklopedia ime e parë


Seria “Dinozaurët” (çdo çmim titulli me 30% ulje)

Personazhi i serisë “Dinozaurët” është një djalë i vogël, i cili në fund zbulon se dinozauri për të cilin po flet, është lodra e tij e dashur dhe ai fle me të çdo natë. Teksti nxit imagjinatën e lexuesit të vogël, por edhe i mëson atij karakteristikat e veçanta të llojeve të dinozaurëve, kuriozitete rreth mënyrës së ushqimit dhe mënyrës së jetesës, si edhe të dhëna rreth zbulimit të fosileve të tyre nga shkencëtarët.

  • Tiranozauri Reks – mbreti i dinozaurëve 
  • Stegozauri – dinozauri më miqësor 
  • Triceratopsi– dinozauri më i fortë
  • Brakiozauri – dinozauri më i madh


Seria “Sjelljet më të mira” (çdo çmim titulli me 30% ulje)

Në këtë seri, tekste të thjeshta me ilustrime të këndshme dhe plot ngjyra i drejtojnë fëmijët te veprimtaritë paqësore dhe sjelljet e mira. Fëmijët gjithmonë dëshirojnë të dinë çfarë duhet të presin, ose çfarë do të ndodhë në situata të ndryshme,si dhe kur shkojnë në vende të caktuara.

  • Bebushi erdhi në shtëpi
  • Mos u zemëro!
  • Unë kujdesem për gjërat e mia
  • Dita ime e parë e shkollës


Seria “Koha e banjës” (çdo produkt ofrohet me 50% ulje)

Por këtë fundvit ju mund t’u dhuroni fëmijëve tuaj të kësaj grupmoshe, jo vetëm libra, por edhe lodra. Një sugjerim nga ALBAS për të vegjlit tuaj është seria e lodrave “Koha e banjës”. 

Produktet e kësaj serie nuk janë thjesht një mjet argëtimi. Ato ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e disa aftësive të fëmijës tuaj. Fëmija pasuron fjalorin me fushat përkatëse, si p.sh.: frutat, perimet, kopshti, deti, kafshët etj. Po kështu, arrin që të formojë të tërën nga pjesëzat e vogla dhe të kuptojë individualisht lidhjen logjike të sendeve në natyrë dhe në mjedisin ku jeton. Duke qenë se materialet e produkteve janë prodhuar për të rezistuar në ujë, koha e banjës për fëmijën kthehet në një moment shumë të bukur e tërheqës, që ai do ta presë me kënaqësi, falë këtyre lodrave.

  • Ndërto anijen
  • Kopshti
  • Numëro 1−10
  • Ndërto traktorin
  • Frutat

Mosha 4+


“Ariu i Bardhë i Ëndrrave” (çdo çmim titulli me 30% ulje) 

Udhëtime imagjinare nëpër ëndrra, dëshira të realizuara dhe shumë argëtim... Në çdo libërth të kësaj serie, shkruar nga DenadaToçe, Ariu i Bardhë i Ëndrrave i rrëfen nipit të tij, Polo, historinë e një vogëlushi a vogëlusheje që i realizohet një dëshirë.

  • Joni, Kaltra dhe shtëpiza prej akullore
  • Samueli dhe violina prej reje
  • Aurora dhe fustani shumëngjyrësh


Seria “Numrat e jetës” (çdo çmim titulli me 30% ulje

  • Pema e familjes
  • Nga se përbëhen gjërat
  • 3R-të
  • Elementet
  • Shqisat
  • Si të lëvizim?



Seria “Le të flasim hapur” (çdo çmim titulli me 50% ulje)

Kjo seri i nxit fëmijët të zbulojnë ndjenjat e tyre dhe të flasin hapur për gjërat që ata i shqetësojnë. Edhe fëmijët shumë të vegjël kanë shqetësimet, frikërat e tyre, prandaj këta libra janë shkruar dhe janë ilustruar veçanërisht për ta. Prindërve dhe mësuesve u këshillohet t’i lexojnë këta libra me zë të lartë, ndërsa parashkollorëve u këshillohet të dëgjojnë dhe të shikojnë ilustrimet me djem dhe vajza të çdo tregimi. Shumë fëmijë, në klasat e ulëta, mund t’i lexojnë vetë këto tregime. 

  • Atë ditë kur humba dhe më gjetën
  • A je i turpshëm?
  • A ke ndonjë sekret?
  • Vëllai im është autik
  • Edhe mami punon!
  • Kujtoj qenin tim
  • Ngjyrat e ylberit
  • Shoqja ime ka sindromën Daun
  • Gjyshërit e mi janë të veçantë!

Mosha 5+


Seria “Fabulat e Ezopit” (çdo çmim titulli me 30% ulje)

Kjo seri përmban fabulat më të përzgjedhura nga Ezopi. Në këta 4 libra janë përmbledhur tregime dhe përralla të shkurtra, por që përmbajnë një mesazh të madh. Këto fabula të të gjitha kohërave vijnë në shqip me një gjuhë të këndshme dhe ilustrime të bukura për fëmijët e ditëve të sotme.

  • Mirë t’u bëhet!
  • Uri prej ujku
  • Kush tepër lakmon
  • Të vegjël, por mendjemprehtë


Seria “Të kujdesemi për planetin tonë” (çdo çmim titulli me 30% ulje)

Librat e kësaj serie do t’i ndihmojnë fëmijët të kuptojnë se burimet e Tokës janë të kufizuara dhe mjaft të çmuara, ndaj duhen përdorur me kujdes. Në fund të çdo libri ka katër faqe, ku sugjerohen veprimtari, që lidhen me temat e trajtuara në libër e që mund të realizohen nga fëmijët. Gjithashtu, në fund ka edhe një udhëzues me këshilla për prindërit, se si ta përdorin informacionin e librit për t’i bërë fëmijët të vetëdijshëm për çështjen e mbrojtjes së planetit ku jetojmë.

  • FIUU!Ajri
  • PLLUQ!Uji
  • YFF!Mbeturina
  • KLIK!Energjia

Mosha 6+


Seria “Nga G. Rodari” (çdo çmim titulli me 30% ulje

  • Piktori
  • Triumfi i Zeros


Seria “Autorë shqiptarë” (30% ulje)

  • Aventurat e Tobit


Mosha 7+

Seria “Autorë shqiptarë” (30% ulje)

  • Aventurat e Lusit në kuzhinë



Mosha 8+


Seria “Kryeveprat e antikitetit” (çdo çmim titulli me 30% ulje)

  • Iliada
  • Odiseja
  • Eneida


Seria “Letërsia franceze për fëmijë” (çdo çmim titulli me 30% ulje

  • Balabiluja
  • Udhëtim në botën e pemëve
  • Një plak i Vitit të Ri ndryshe


Mosha 9+


Seria “Trashëgimi kulturore” (çdo çmim titulli me 30% ulje)

  • Lekë Dukagjini 
  • Udhëtim në botën e pikturës shqiptare

Tituj të tjerë (çdo çmim titulli me 30% ulje)

  • Bëmat fatkeqe të Rikard Zemërradhiqes, kalorës i gurit të llumit
  • Jasemini në vendin e gënjeshtrave
  • Ç'natë e mrekullueshme


Seria “Klasikët për fëmijë” (çdo çmim titulli me 20% ulje

Seria e klasikëve për fëmijë vjen e re dhe e freskët, përmes titujve, si:“Princi i vogël”, “Piter Pani”,“Aventurat e Pinokut”, “Bëmat e Lizës në botën e çudirave”, “Princi i lumtur dhe përralla të tjera”, “Zemër” etj. Këto vepra, shumë të njohura nga lexuesi i vogël, vijnë të përkthyera nga veprat origjinale dhe janë shoqëruar me ilustrime të këndshme. Shoqëria me personazhet e tyre do të jetë një kënaqësi e vërtetë për ju.

  • Princi i vogël 
  • Piter Pani
  • Aventurat e Pinokut
  • Princi i lumtur
  • Bëmat e Lizës në boten e çudirave
  • Zemër
  • Kopshti sekret
  • Hajdi
  • NilsHolgersoni
  • Poliana
  • Poliana rritet
  • Gostia e konteshës Berta dhe tregime të tjera
  • Ana flokëkuqja
  • Aventurat e Tom Sojerit
  • Djemtë e rrugës “Pal”
  • Aventurat e Dinpakut dhe të shokëve të tij
  • Përrallat e Vëllezërve Grim
  • Përrallat e Andersenit


Mosha 12+

Tituj të tjerë (çdo çmim titulli me 30% ulje)

  • Rrëmbimi i princit Oleomargarin
  • 101 pyetje dhe përgjigje
  • Një ëndërr jashtë loje

 

Seria “Enciklopedia ime” (çdo çmim titulli me 30% ulje)

Këto janë enciklopedi për fëmijë të moshës nga 6 – 10 vjeç dhe 10−14 vjeç. 

  • Enciklopedia ime (6−10 vjeç)
  • Enciklopedia ime 10−14 vjeç)


Mosha 15 +

Tituj të tjerë (çdo çmim titulli me 20% ulje)

  • Mitologjia 
  • Mitologjia shqiptare 


Librat i gjeni në çdo librari fizike Albas në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Preshevë si dhe online në www.librarialbas.al 


Kjo është mundësia ideale për të blerë librat tuaj të preferuar me një çmim më të ulët!

Dhuro pak magji këtë fundvit, dhuro një libër! 



Përgatiti Nanila Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,605 Lexime
1 vit më parë