Libraritë

Albas Office përuron librarinë e saj të pestë

Albas Office vjen më pranë klientëve të saj duke hapur edhe një librari të re në Tiranë. Libraria më e re ndodhet në njësinë bashkiake nr. 4, Rruga “Bardhyl” pallati nr. 13A, kati i parë, apartamenti nr. 4.

Albas Office përuroi librarinë më të re në Tiranë, për të qenë prezente më afër klientëve dhe bashkëpunëtorëve të saj, në një zonë të re në kryeqytet.

Në ceremoninë e inagurimit ishin të pranishëm dhjetëra vizitorë dhe blerës, të cilën shprehën hapur kënaqësinë për praninë e Albas Office në mjediset ku ata jetojnë e punojnë, si dhe që do të përfitojnë librat dhe materialet didaktike të Albas Office shumë shpejt në kohë.

Edhe në librarinë e re, Albas Office ofron libra për fëmijë, nxënës, studentë dhe të rritur, artikuj shkollorë, mjete didaktike, kancelari, lodra PINO etj.  

Rrjeti i librarive Albas Office ndodhet në Rrugën “G. W. Bush” dhe në autostradën Tiranë-Durrës kilometri i 4 në Kashar.  Albas Office e gjeni edhe në Fier dhe në Lushnjë.

(Portali Shkollor)

5,114 Lexime
7 vjet më parë