
Albas ofron trajnime me kredite për modulet e akredituara nga MASR
Shtëpia botuese “Albas” do të jetë më afër mësuesve tashmë duke ofruar trajnime me kredite për modulet e akredituara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Shtëpia botuese “Albas” do të jetë më afër mësuesve tashmë duke ofruar "Trajnime me kredite" për modulet e akredituara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Temat e moduleve janë:
“Menaxhimi i klasës” – Kodi: 17ekp127
“Mësimdhënia në kurrikulat e reja” (parashkollori; cikli 9-vjeçar; shkolla e mesme) - Kodi: 17mn112
“Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës” - Kodi: 17çn67
Trajnimet do të fillojnë të zhvillohen duke nisur nga data 9 Mars 2018 në qytetet Tiranë, Elbasan, Durrës. Vendi dhe ora e saktë do t’ju njoftohet më vonë.
Trajnimi kushton 2 mijë lekë, zgjat 2-3 ditë nga 3-4 orë në varësi të modulit.
Për regjistrime na kontaktoni në adresën e emalit: [email protected] ; +355 04 231 9002
Pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë, me kredite të njohura nga MASR-i.
Materialet e nevojshme për trajnim përgatiten nga qendra e trajnimit dhe pajisja me to e çdo pjesëmarrësi, është e përfshirë në pagesën e regjistrimit.
(Portali Shkollor)
QTPA trajnim me kredite online më datë 27 maj, moduli “Një kopsht miqësor për të gjithë fëmijët”
Lajm i mirë për mësuesit, me rivlerësimin e moduleve mund të merrni më shumë kredite
QTPA trajnim falas për mësimdhënësit në Kosovë për modulin “Përfshirja e metodave dhe teknikave të reja të mësimdhënies në mësimin në prezencë dhe atë online”