Qendra e Trajnimeve Albas

Albas trajnim me kredite në Tiranë

Muduli “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” përmban një kredit dhe kushton 2 mijë lekë. Trajnimi zhvillohet me 9-10 nëntor, në ambientet e Qendrës së Trajnimeve Albas, autostrada Tiranë-Durrës km 4, rreth 100 m poshtë QTU.

Qendra e Trajnimeve Albas zhvillon trajnime me kredite në të gjithë vendin për tre modulet e akredituara nga institucionet arsimore: Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës; Mësimdhënia në kurrikulat e reja; Menaxhimi i klasës.


Me datën 9 dhe 10 nëntor trajnimi do të zhvillohet në qytetin e Tiranës, në adresën: Autostrada Tiranë – Durrës, km 4, për modulin “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”. Moduli përmban 1 kredit dhe kushton 2 mijë lekë. Pagesa kryhet në çdo degë të Raiffaisen Bank pasi të kryeni procesin e regjistrimit. 


Moduli “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” trajton çështjet e mëposhtme:

• Mësimdhënia dhe të nxënit bazuar në kompetenca.

• Konceptimi i orës mësimore bazuar në kompetenca.

• Reflektimi i metodave të mësimdhënies - nxënies ndaj programeve të hartuar mbi kompetencat e synuara nga nxënësit

• Kuptimi mbi situatën e të nxënit. Mënyrat e përpilimit dhe paraqitjes së tyre në lëndë të ndryshme.

• Roli i mësuesit për arritjen e rezultateve të të nxënit, të synuara në kompetenca, në lëndë të ndryshme.

Nëse hasni vështirësi gjatë procesit të regjistrimit dhe për të tjera detaje jeni të lutur të kontaktoni në: 0697070480 ;ose në adresën [email protected]



(Portali Shkollor)

2,220 Lexime
5 vjet më parë