QENDRA E TRAJNIMEVE ALBAS

Albas zhvillon trajnime me kredite në 11 korrik në Tiranë

Me datën 11 korrik trajnimi zhvillohet në Tiranë në Qendrën e Trajnimeve Albas, autostrada Tiranë-Durrës, km 4 për modulin “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”.

Ju informojmë se Qendra e Trajnimeve Albas vijon të zhvillojë trajnime me kredite për tre modulet e akredituara nga institucionet arsimore: Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës; Mësimdhënia në kurrikulat e reja; Menaxhimi i klasës.


Me datën 11 korrik trajnimi zhvillohet në Tiranë në Qendrën e Trajnimeve Albas, autostrada Tiranë-Durrës, km 4. Ju mund të kryeni procesin e regjistrimit për të ndjekur modulin “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” i cili përmban 1 kredit dhe kushton 2 mijë lekë. 


Moduli “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” trajton çështjet e mëposhtme:

  • Mësimdhënia dhe të nxënit bazuar në kompetenca.
  • Konceptimi i orës mësimore bazuar në kompetenca.
  • Reflektimi i metodave të mësimdhënies - nxënies ndaj programeve të hartuar mbi kompetencat e synuara nga nxënësit
  • Kuptimi mbi situatën e të nxënit. Mënyrat e përpilimit dhe paraqitjes së tyre në lëndë të ndryshme.
  • Roli i mësuesit për arritjen e rezultateve të të nxënit, të synuara në kompetenca, në lëndë të ndryshme.


Nëse hasni vështirësi gjatë procesit të regjistrimit jeni të lutur të kontaktoni në: 0697070480 ose në adresën [email protected]


Mbetemi në kontakt për çdo paqartësi apo nevojë që ju keni nëpërmjet numrit të telefonit dhe adresës së e-mailit. 


(Portali Shkollor)

2,025 Lexime
5 vjet më parë