Libër i ri për fëmijë

"Ariu i Bardhë i Ëndrrave"

Psikologia Denata Toçe sjell për të gjithë lexuesit e vegjël një krijim unik, i cili shumë shpejt do të kthehet në përrallën më të dashur për ta dhe Ariu i Bardhë i Ëndrrave do të bëhet miku i tyre më i dashur.

Ky libër vjen te fëmijët dhe prindërit, me dëshirën e madhe të autores për t'u kushtuar vëmendje, ëndrrave dhe pasioneve që zhvillohen me njeriun që herët në jetën e tij. Siguria e plotësimit të një ëndrre është e realizueshme dhe fillon atëherë kur bota e të rriturve ndërthuret në harmoni me atë të fëmijës. Ata, të rriturit, me përkushtim, durim dhe respekt mund të përmbushin misionin e tyre ndaj besimit në vete që fëmijët krijojnë mbi pasionet e hershme dhe triumfit të tyre gjatë jetës.


"Ariu i Bardhë i Ëndrrave" simbolizon besimin që zhvillohet dhe jeton me fëmijët, besim i cili vlen t'i shoqërojë gjatë gjithë jetës së tyre, si energji shpirtërore dhe psikologjike e pashoqe në sigurimin e shëndetit mendor të fëmijës. Kjo sjell formimin kënaqshëm të personalitetit të tij.


Ky libër i parë do të pasojë edhe histori të tjera, të cilat përmbushin serinë e "Ariut të Bardhë të Ëndrrave". Shumë shpejt do të udhëtojmë së bashku edhe në ëndrra të tjera, të cilat do të zhvillohen këndshëm, me ilustrime mjaft të bukura dhe, pastaj, në mendjen e fëmijëve.


Lexim të këndshëm, ëndërrimtarë të vegjël!


Librin mund ta blini online duke klikuar këtu


(Portali Shkollor)

8,619 Lexime
6 vjet më parë