LIBER I RI

Bëmat e Estes dhe Kokosë

Bëmat e Estes dhe Kokosë, një libër nga Natasha Poroçani, vjen në formën e tregimeve të shkurtra. Ngjarjet tërheqëse nga jeta e përditshme përshkruhen me një sens të hollë humori dhe me një pendë mjaft të përshtatshme për fëmijë.

Sapo ka dalë në treg libri i parë me tregime i serisë "Bëmat e Estes dhe Kokosë".

Me një pendë mjaft të përshtatshme për fëmijët, me një sens të hollë humori, tregimet e shkurtra (aq sa fëmijëve të mos u soset durimi) janë të pasura me mesazhe edukuese, dhe me ngjarje tërheqëse nga jeta e përditshme.


Janë tri fëmijë të një familjeje të lumtur që jetojnë mes paqes, haresë dhe dashurisë, ditët e rritjes së tyre. Njëra pas tjetrës libri i parë i kolanës na njeh me bëmat e bukura plot jetë e humor të Estes çamarroke, e cila e ka një përgjigje për çdo situatë në të cilën ndodhet.  


Ngjarjet e vendosura në ditët  e sotme, përcjellin disa dilema plot argëtim e humor të fëmijëve, si dhe fantazinë e tyre të zbukuruara përmes mënyrës fëminore të të treguarit.

I pajisur me mesazhe dashurie, bashkëjetese në komunitet të larmishme, paqeje dhe harmonie në këtë bashkëjetese, libri shoqërohet me ilustrime plot ngjyra tërheqëse për të vegjlit. 

Gjithashtu, teksti është i pajisur me aparat pedagogjik, për të ndihmuar prindërit në bashkëbisedimin e tyre me fëmijët. 


Në Panairin e Librit do ta gjeni mes titujve të tjerë që ofron stenda e Albas. 


(Portali Shkollor)

2,423 Lexime
5 vjet më parë