Poema

Botohet në Rumani libri “Vrima” i Rita Petros

Pas botimit në Francë të librit “Vrima” nga shtëpia botuese “L’Harmattan”, një tjetër shtëpi prestigjioze botuese “Corint” sjell për lexuesin rumun këtë libër të poetes Rita Petro. Poemat janë përkthyer në rumanisht nga Marius Dobresku dhe Luan Topçiu.

Pas botimit në Francë të librit “Vrima” nga shtëpia botuese “L’Harmattan”, një tjetër shtëpi prestigjioze botuese “Corint” sjell për lexuesin rumun këtë libër të poetes Rita Petro. Poemat e Petros janë përkthyer në rumanisht nga përkthyesit e mirënjohur Marius Dobresku dhe Luan Topçiu.


Sipas përkthyesit Dobresku “Poezia e Rita Petros meriton gjithë vëmendjen tonë… është një këngë e pandërprerë që i dedikohet dashurisë, dashurisë mishtore, të cilën pikërisht ajo, një femër që përballet me të gjitha paragjykimet tona ballkanike, e lartëson dhe i përkulet. Është një flijim i vendosur në këmbët e feminitetit.


Kësisoj, duhet të njohim faktin se Rita Petro bën atë që asnjë burrë nuk guxon aq shpesh që ta bëjë, dhe e bën me çiltërsi të plotë, që prek kur lartësitë e Parajsës, kur thellësitë e Ferrit. Është triumfi i sinqeritetit absolut”.


Ndërsa në parathënien e librit studiuesi Luan Topçiu, duke analizuar erotizmin si filozofi në poezinë e Rita Petros, sjell në vëmendje të lexuesit vizionin e poetit Octavio Paz për Erosin, si një zot me funksion të trefishtë: perëndia e seksit, erotizëm dhe dashuri. Gjithashtu, në parathënien e tij ai shkruan se: “Poetja shqiptare jeton shenjtërinë si një gjendje të pastër natyrore të qenies, të pandryshueshme nga komplikimet e rendit metafizik dhe social. E vërteta e dashurisë mistike, aq e komplikuar në pamje të parë, ka lindur po nga kjo hipostazë primordiale, që do të thotë gjendja parajsësore e sinqeritetit dhe e pafajësisë së fëmijës primordial, që krijon nga instinkti, në gjendje të pastër, duke luajtur. Kthimi i saj është një përpjekje për të kuptuar gjuhën e dashurisë, për të kuptuar metaforën e erotizmit dhe për t’i integruar në një të tërë. Një kuptim jo mendor, por i ndjeshmërisë– përmes dijes së ndjenjave.


Topçiu përfundon se ka patur kënaqësinë ta përkthejë këtë libër së bashku me përkthyesin e mirënjohur, mjeshtrin Marius Dobrescu, ...” me shpresën se do të ketë të njëjtin impakt për lëçitësin rumun si në Shqipëri”.

1,764 Lexime
6 vjet më parë