Reflektim

"Çdo qenie njerëzore gëzon të gjitha të drejtat dhe liritë pa asnjë dallim të çdo lloji"

“Sot duhet që çdo institucion arsimor të ketë zgjidhur problematikat që lidhen me aksesushmërinë qoftë mjedisore, qoftë në komunikim dhe informim për ta. Mësues ndihmës më të specializuar, duke hequr për ta barrierat për një arsim gjithëpërfshirës apo të sigurohet akomodimi i arsyeshëm” nga Phd.Donila Pipa.

Nga Phd.Donila Pipa

Pedagoge “E drejta Sociale”, Kolegji Universitar Logos 


Të gjithë personat kanë të drejtë pa asnjë diskriminim për mbrojtje të barabartë dhe përfitim të barabartë nga ligji. Shtetet palë duhet të ndalojnë çdo lloj diskriminimi me bazë aftësisë të kufizuara dhe t’u garantojnë personave me aftësi të kufizuara mbrojtje ligjore të barabartë dhe efektive ndaj çdo lloj diskriminimi në të gjitha situatat Neni.5 (Konventa për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara). 


Të shkruash për shtetin e së drejtës edhe sidomos për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar është sfidë dhe realitet në një Botë demokratike dhe shqiptare. 


Shqipëria ka nënshkruar Konventën për të Drejtat e personave me aftësi të kufizuara që në vitin 2012. 


Shqipëria po përshtat legjislacionin shqiptar me atë Europian edhe në këtë fushë. Shqipëria po mundohet të përfshijë çështjet e aftësisë së kufizuar si pjesë e strategjive dhe në çdo fushë, arsim, shëndet, strehim, sport, votë, apo rritje ndërgjegjësimi për individë, familjarë apo publik etj. 


Nuk duhet të harrojmë se diskriminimi i çdo individi për shkak të aftësisë së kufizuar është dhunim i dinjitetit. 

Sot duhet që çdo institucion arsimor të ketë zgjidhur problematikat që lidhen me aksesushmërinë qoftë mjedisore, qoftë në komunikim dhe informim për ta. 

Mësues ndihmës më të specializuar, duke hequr për ta barrierat për një arsim gjithëpërfshirës apo të sigurohet akomodimi i arsyeshëm. 


Çdo njeri në një shtet të së drejtës duhet të jetojë i pavarur dhe të jetë përfshirë në jetën në komunitet që nga mosdiskriminimi, shkollimi, pjesëmarrja në aktivitete edhe deri në krijimin e një familjeje. 


Le ta nisim ndryshimin nga edukimi ligjor që fillon nga bankat e shkollës, që nesër këta fëmijë, studentë, drejtues të edukohen që çdo njeri duhet të respektohet për atë që është pavarësisht aftësisë së kufizuar, edhe ai ka ëndrra , dëshira njësoj si ty.




©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

215 Lexime
1 javë më parë