PAS COVID-19

Dilemat mbi arsimin në distancë

Mësimi në distancë ka ngritur shumë dilema. A do munden nxënësit që vitin shkollor të ardhshëm t’i rikthehen normalitetit? Nëse po, a do kemi siguri për shëndetin e tyre. Nëse jo, a mund të realizohet një mësimdhënie cilësore në kushte virtuale?

Mësimi në distancë ka ngritur shumë dilema e pikëpyetje. A do munden nxënësit që vitin shkollor të ardhshëm t’i rikthehen normalitetit? Nëse po, a do kemi siguri për shëndetin e tyre. Nëse jo, a mund të realizohet një mësimdhënie cilësore në kushte virtuale? Argumentet kundërshtojnë njëri-tjetrin, ashtu si në këtë artikull, ku ndjeshmëria dhe objektivieti bëhen një. 


Çdo herë kur shikoj artikuj për mënyrën si do të duket shkolla vitin e ardhshëm, ndaloj dhe e klikoj lajmin. Madje nuk ka rëndësi nëse nuk lidhet me shkollën time. Kam lexuar artikuj rreth kolegjeve, parashkollorëve, shkollave private. Jam shumë i dëshpëruar për atë që mund të ndodhë vitin e ardhshëm. Unë vazhdoj të shpresoj se do të klikoj në një profeci të mrekullueshme që do të më bëjë të ndihem më pak në ankth. Deri më tani, nuk ka.


Po parashikojnë që shkollat do të hapen dhe do të fuksionojë si më parë. Por Zot i madh, a janë ata të çmendur, sepse mund të na vrasin të gjithëve, nëse virusi COVID-19 kthehet sërish.


Mësimi në distancë për tre muajt e parë? Mund të them se nuk ka asnjë mënyrë që unë mund të punoj kështu dhe të kem një vit shkollor produktiv! Si mund të krijoj marrëdhënie dhe të vendos pritshmëri kur fëmijët vijnë nga mjedise të ndryshme? Nuk mund të krijoj MARRËDHËNIE me fëmijë që nuk i kam takuar kurrë. 


Një kombinim i orëve mësimore në shkollë dhe mësimit në distancë? Unë do duhet që të punoj me kohë të plotë, ndërsa fëmijët të mësojnë me kohë të pjeshme, ndërsa bëjnë plane shtesë për mësimin e tyre në internet. Kjo është një punë e gjysmuar. Për të mos përmendur faktin që fëmijët e mi janë të moshës tetë e tre... nëse nuk janë në shkollë me kohë të plotë, unë jam shumë i sigurt se puna ime do të kthehet në ankth dhe presion.  


Fakti është që askush nuk e di se si do të duket bota në muajt më pas... por gjendja nuk është kaq e pashpresë. Ka diçka që më pëlqen në gjithçka që po ndodh: përshtatja me kushtet dhe rrethanat. Nevoja njerëzore për të ndërtuar “lidhjet humane”, një impuls jetësor që njeriu e zotëron. Të luftosh pa u lodhur për të drejtat dhe nevojat e fëmijëve, edhe të atyre që ende nuk i kemi njohur. 


Nuk e dimë nëse po luftojmë për të drejtën apo për shëndetin e fëmijëve tanë. Nuk e dimë nëse po luftojmë për të ruajtur punën apo mendjen tonë. Ende nuk e dimë!


Çfarëdo që të ndodhë, do të jetë e papërsosur. Ne do ta gabojmë para se të marrim të drejtë. Dhe ne do të kemi mundësinë për të demonstruar fleksibilitetin, rezistencën dhe kreativitetin që shpresojmë të ndërtojmë te nxënësit tanë. Dhe kjo është e drejtë, apo jo?

Burimi: https://www.weareteachers.com/predict-schools/



Përktheu: Parajsa Shtini

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.



1,826 Lexime
3 vjet më parë