Njoftim

"Ditët informuese për maturantët"

Fakulteti Shkencave Sociale organizon “Ditët Informuese për Maturantët”. Aktiviteti synon të ofrojë informacion mbi Fakultetin e Shkencave Sociale dhe të gjitha degët e studimit që ndiqen në këtë institucion.

Fakulteti Shkencave Sociale në kuadër të fillimit të vitit të ri akademik 2016-2017, organizon “Ditët Informuese për Maturantët”. Ky aktivitet synon të ofrojë informacione mbi Fakultetin e Shkencave Sociale dhe të gjitha degët e studimit që ndiqen në këtë institucion.

Pedagogët e pesë departamenteve të Fakultetit të Shkencave Sociale (Shkenca Politike, Psikologji-Pedagogjisë, Sociologji, Administrim dhe Politikë Sociale, Filozofi) prezantojnë programet e studimit 3-vjeçar në secilin departament, si dhe kriteret e pranimit në to. Maturantët do të kenë mundësi të diskutojnë dhe pyesin pedagogët mbi studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale, organizimin e tyre, të vizitojnë nga afër mjediset e fakultetit.

Ditët informuese për maturanët zhvillohen në datat: 28, 29 dhe 30 qershor. Më poshtë mund të shikoni programin e aktivitetit.

SEANCA I

12:00 Pritja dhe orientimi i maturantëve

12:30 Prezantimi i Dekanit të Fakultetit të Shkencave Sociale

12:40 Prezantimi i Departamentit Shkenca Politike

12:50 Prezantimi i Departamentit Psikologji-Pedagogji

13:00 Prezantimi i Departamentit të Punës Sociale / Dega Punë Sociale

13:10 Prezantimi i Departamentit të Punës Sociale / Dega Administrim dhe Politikë Sociale

13:20 Prezantimi i Departamentit të Sociologjisë

13:30 Prezantimi i Departamentit të Filozofisë

13:40 Prezantimi i kritereve të pranimit në FSHS / Zv. Dekan

13:50 Pyetje, diskutime

14:00 Guidë informuese në mjediset e Fakultetit të Shkencave Sociale

28.06.2016

Maturantë të Qarkut Tiranë dhe Durrës

29.06.2016

Maturantë të Qarkut Elbasan, Fier dhe Lezhë
Maturantë të Qarkut Vlorë, Shkodër dhe Berat

30.06.2016

Maturantë të Qarkut Korçë dhe Kukës
Maturantë të Qarkut Gjirokastër dhe Dibër

SEANCA II

12:00 Pritja dhe orientimi i maturantëve

12:30 Prezantimi i Dekanit të Fakultetit të Shkencave Sociale

12:40 Prezantimi i Departamentit Shkenca Politike 

12:50 Prezantimi i Departamentit Psikologji-Pedagogji 

13:00 Prezantimi i Departamentit të Punës Sociale / Dega Punë Sociale 

13:10 Prezantimi i Departamentit të Punës Sociale / Dega Administrim dhe Politikë Sociale 

13:20 Prezantimi i Departamentit të Sociologjisë

13:30 Prezantimi i Departamentit të Filozofisë

13:40 Prezantimi i kritereve të pranimit në FSHS / Zv. Dekan 

13:50 Pyetje, diskutime

14:00 Guidë informuese në mjediset e Fakultetit të Shkencave Sociale

2,261 Lexime
7 vjet më parë