www.Librarialbas.al

EasyPay dhe Albas, blini online librin që dëshironi

Albas në bashkëpunim me EasyPay bën të mundur që ju të blini librin që dëshironi dhe të paguani në kohë reale koston e librit. Avantazhi i pagesës me EasyPay është siguria që ofrohet dhe gjithëpërfshirja e audiencës që kanë apo jo akses bankar.

Vitet e fundit tregu i botimeve ka ecur përpara me hapa të shpejtë, duke pasuruar botën intelektuale dhe shpirtërore të të gjithë lexuesve. Teknologjia dhe ambicia jonë për të ecur me hapin e kohës, duke përqafuar të gjitha risitë që ofrohen, bënë të mundur realizimin e librarisë Albas online.  Në përpjekje për të sfiduar kohën, edhe shitja e librave online lindi si nevojë e kohës, asaj që njihet gjerësisht tashmë si epoka digjitale. Për të gjithë lexuesit, shtëpia botuese Albas sjell për ju Librarinë Albas (www.librarialbas.al). Kjo mënyrë u jep mundësinë të gjithë nxënësve dhe miqve të librit të blejnë online botimet e shtëpisë botuese Albas, me disa mënyra pagese.


Albas, në bashkëpunim me EasyPay, bën të mundur që ju të blini librin që dëshironi dhe të paguani në kohë reale koston e tij. Përparësia e pagesës me EasyPay është siguria që ofrohet dhe gjithëpërfshirja e lexuesve apo klientëve që kanë apo jo akses bankar. Mënyra e pagesës është shumë e thjeshtë dhe e shpejtë, mjafton që një klient të jetë i regjistruar në EasyPay, të vendosë kredencialet respektive dhe me një klikim të konfirmojë pagesën. Për lexuesit që nuk kanë akses në shërbimet bankare, por që kanë dëshirë të bëjnë blerje libri online, u jepet mundësia të kreditojnë llogarinë EasyPay (ose të regjistrohen më parë nëse nuk janë ende klientë) me para në dorë në një nga 300 pikat EasyPay në të gjithë Shqipërinë.


Pas përvojës së suksesshme të librit shkollor digjital, Albas sjell për ju variantin digjital të të gjitha botimeve. Albas ka treguar se është i interesuar të ofrojë në treg botime cilësore, ndërsa tani ju ofron mënyrën më efikase të blerjes së librave, duke shkurtuar kohë dhe duke jua sjellë ata në shtëpitë tuaja, kudo që ndodheni, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe më gjerë.


Klikoni librarialbas.al për të parë të gjitha tekstet që ofrojmë ne! Rubrikat ju informojnë për grupmoshat dhe kategoritë e të gjitha botimeve Albas. Duke shfletuar faqe më faqe, rubrikë më rubrikë, ju do të njiheni me botimet tona dhe mund të zgjidhni librat që ju dëshironi dhe në variantin që ju përshtatet, pra libra fizikë ose digjitalë.


Vetëm me një klikim blini librin që dëshironi, mundësuar nga EasyPay dhe Albas!


(Albina Hoxhaj, Portali Shkollor)

2,636 Lexime
6 vjet më parë