Edicioni i 8-të

Festivali i Poezisë së Pabotueme

U zhvillua Festivali i Poezisë së Pabotueme, edicioni i 8-të (vjeshtë 2016). Ky festival u konceptua si një festë për poezinë ku njerëz të mëdhenj të fjalës na emocionuan me çdo gjë që shprehen dhe interpretuan.

Mes një oborri shkodran, në shtëpinë Muze të “Pashko Vasës” u zhvillua Festivali i Poezisë së Pabotueme, edicioni i 8-të (vjeshtë 2016). Ky festival më shumë u konceptua si një festë për poezinë ku njerëz të mëdhenj të fjalës na emocionuan me çdo gjë që shprehen dhe interpretuan.

Ata sollën mes nesh Migjenin, Shonton, Koliqin, Camaj, Fishten por dhe D'Annuzzio, mes zërit dhe shpirtit të Mirush Kabashi, Merita Smaja, Besmir Haliti, Festim Avdyli dhe Sajmira Halilit. Të pranishëmishin edhe poetët bashkëkohorë: Rita Petro, Fadil Kraja, Mimoza Ahmeti, Primo Shllaku dhe Pajver Kroni. 

I gjithë ky aktivitet u krijua për të treguar vazhdimësinë e poezisë në fidanishten që ne po tentojmë të rrisim. 16 poetë të rinj na treguan edhe një herë që poezia është përsëri në ajër e do pasohet ndër breza. 

Të pranishëm profesor Zija Vukaj me kritikën e mrekullueshme letrare, poetët tanë të njohur, gazetarët: Eriona Rusi, Freskida Miloti dhe Kozeta Bruci; muzikantët: Anton Kaftalli, Artion Qamili, Bardh Hysa dhe Ilir Zoga si dhe aktorët që motivojnë dhe ndihmojnë këta të rinj që të ecin në rrugën drejtë artit të shpirtit. 

Përveç performancës së shkëlqyer të këngëtares së re Anjeza Marku, në këtë festival u zbuluan dhe dy talente të reja të interpretimin Edona Pjeshkas dhe Enxhi Hallvator. Në hyrje të oborrit u zhvillua dhe një ekspozitë me piktura dhe punime tekstile të shkollës “Prenkë Jakova”. Përgëzojmë dhe prezantuesen e këtij festivali Sajmira Halili! 

Poetët konkurues ishin: Arjola Zadrima, Artur Rusi, Babeta Rexhepi, Desara Kerjota, Elizabeta Luli, Elvis Ndoja, Ela Masllov, Ermira Ymeraj, Fatjon Lami, Gezim Murajza, Lindita Halili, Mark Luc, Gjonaj Melita, Vjerdha Nerinda, Hysa Shyqe, Laci Valter, Kodra.

Çmimet

Vendi i parë: Valter Kodra

Vendi i dytë: Arjola Zadrima

Vendi i tretë: Fatjon Lami

Çmimi i Intrepretimit: Elvis Ndoja

Çmimi Melodia Poetike: Ela Masllov

Çmimi i Medias: Fatjon Lami

Çmimi EKO Mendje: Mark Lucgjonaj

Çmimi Rotary: Ela Masllov 

* Falënderojmë për mbështetjen DRKK Shkodër, REC Shqipëri, Gazeta Telegraf, Lule Cinari, TV Rozafa, Restorant Tradita Geg & Toskë, Shkollën Artistike “Prenkë Jakova” dhe zonjën e kësaj shtëpie kaq të bukur Rajmonda Vasa. - EKO Mendje

3,166 Lexime
7 vjet më parë