Mësimdhënia dje dhe sot

Florinda Palaj: Ndryshimi midis mësimdhënies së drejtuar nga mësuesi dhe mësimdhënies me në qendër nxënësin

Nga ndryshon mësimdhënia e drejtuar nga mësuesi nga mësimdhënia me në qendër nxënësin? Artikulli i mëposhtëm pasqyron ndryshimet midis të djeshmes dhe të sotmes sa i përket mënyrës së funksionimit të mësimdhënies dhe mësimnxënies. Përgatiti Florinda Palaj.

Mësimdhënia duhet vështruar si një pronë e vetë nxënësve, që u takon nxënësve të cilët ta ndërtojnë dhe pasurojnë sa më shumë që të kenë mundësi. Të gjithë hulumtuesit kanë paraqitur elementët e mësimdhënies së drejtpërdrejtë, ku mësuesi ia transmeton faktet, rregullat dhe formën e një shpjegimi, ku në qendër është vetëm ai. 


Kjo mësimdhënie është pasive:

  • Mësuesi shpjegon mësimin
  • Mësuesi dëgjon nxënësin
  • Mësuesi pyet nxënësin
  • Mësuesi përgjigjet kur e pyesin
  • Mësuesi flet gjithë kohën
  • Mësuesi riprodhon konceptet
  • Mësuesi vlerëson me notë
  • Mësuesi komandon klasën

Ne e dimë se roli i mësuesit në mësimin e drejtuar nga mësuesi është të jetë lider. Mësuesi është figurë autoritare dhe nxënësi bëhet matës i informacionit. Ato janë shumë pasive dhe nuk marrin një rol aktiv në ndërtimin e njohurive të tyre. Në këto raste nuk përdoren as metoda dhe teknika të mësimdhënies dhe as punë me grupe. Nxënësit nuk angazhohen dhe nuk janë në gjendje të integrojnë përmbajtjen e mësimit. Nxënësit nuk aftësohen të bëjnë pyetje të ndryshme dhe me kuptim të ndërsjellë. Fokusohen tek një notë në regjistër dhe mendojnë që pas një muaji do t’iu vijë radha për tu pyetur. Gjatë kësaj kohe nxënësi qëndron pasiv dhe shumë njohuri i anashkalon. Në këtë tip mësimdhënie nota e testit në arsimin fillor është baras me një vlerësim ditor dhe nuk ka rëndësinë 30% të njohurive që ka në mësimdhënien me në qendër nxënësin.                                                            

Në mësimdhënien me në qendër nxënësin nota e testit ka vlerë 30% e gjithë njohurive dhe përcakton saktë sa njohuri ka përvetësuar ai në një periudhë të caktuar tremujore. 


Në mësimdhënien me në qendër nxënësin:

  • Mësuesi drejton, orienton, udhëzon
  • Nxënësi përfshihet,vepron
  • Mësuesi i vë nxënësit të bëjnë pyetje
  • Nxënësi bën pyetje dhe kërkon përgjigje
  •  Mësuesi bisedon, diskuton, shkëmben ide
  • Nxënësi diskuton, arsyeton, argumenton
  • Mësuesi i përfshin nxënësit në vlerësim dhe vetëvlerësim
  • Mësuesi menaxhon, organizon

Mësuesi është një dëgjues aktiv dhe merr kohë për të kuptuar se ku ndodhet një nxënës si individ, pikërisht në vlerësimin e portofolit të tij individual, ku më pas planifikon që aty të shohë se si ta mbështesë apo ndihmojë atë nxënës. Në këtë mësimdhënie nxënësit ndërtojnë mësimin e tyre dhe mësuesi është si lehtësues, i cili është në gjendje të shtojë përmbajtje shtesë, njohuri shtesë, mbështetje dhe sfida për t’i ndihmuar nxënësit të rriten. Nxënësit bëhen aktiv dhe krijojnë njohuritë e tyre në qetësi duke ndërtuar mjedisin e tyre për të mësuar, siç ka theksuar Jean Piaget në mesin e viteve 1900 që tha se nxënësit duhet të ndërtojnë mësimin e tyre, ku të përfshihen në mënyrë aktive në procesin e ndërtimit të njohurive, në vend që ta marrim atë në mënyrë pasive. Puna me grupe është shumë e rëndësishme në këtë mësimdhënie.                                                                                                                

Ne e dimë që gjatë punës me grupe nxënësit mund të angazhohen jashtëzakonisht. Kjo është arsyeja pse puna me grupe është një kohë kaq e mrekullueshme për të qenë në gjendje nxënësit që të integrojnë përmbajtjen e mësimit. Shikojmë ndërveprimin e tyre dhe se ata janë shumë të interesuar për atë që bëjnë. Janë tepër të angazhuar dhe kanë një përkushtim të qëndrueshëm e plot pasion ndaj mësimit.                                                                                                                                                  

Pra në mësimdhënien me në qendër nxënësin, kemi një mësimdhënie të orientuar drejt të ardhmes. Në çdo sistem edukativ përmbajtja e kurrikulës dhe mësimdhënia duhet të orientohen drejt perspektivave dhe vështrimit drejt së ardhmes ku:

  • Nxënësit kanë shpresa të vërteta
  • I tërheq e ardhmja
  • Zbulimi i së ardhmes së mundshme
  • Krijon hapësira të mëdha për të menduarit dhe imagjinatën krijuese ashtu dhe për ushtrimin praktik të aftësive të një shkalle të lartë të menduarit.



Punoi Florinda Palaj


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

5,260 Lexime
1 muaj më parë