Anëtarësime

"Forumi Rinor i Shkencave" 2018, jetë studentore aktive

Ky forum synon jetë studentore aktive, promovon vlerat shkencore dhe sociale të studentëve duke i angazhuar dhe ofruar atyre trajnime, seminare, workshop-e, konferenca të ndryshme, gjithmonë falas.

Forumi Rinor i shkencave është një platformë e re studentore e krijuar nga një grup studentësh në Universitetin e Tiranës. Ky forum synon jetë studentore aktive, promovon vlerat shkencore dhe sociale të studentëve duke i angazhuar dhe ofruar atyre trajnime, seminare, workshop-e, konferenca të ndryshme, gjithmonë falas.


Qëllimi kryesor është nxitja dhe aftësimi studentëve në hapësirën e komunikimit, njohjes dhe në zhvillimin e shkencës.


Organizimi i takimeve, seminareve, konferencave, panaireve, workshop-eve apo trajnimeve të ndryshme brenda dhe jashtë vendit rreth temave të ndryshme shkencore.

Ju informojmë që Forumi Rinor i Shkencave momentalisht është një Platformë që është krijuar nga studentë të Universitetit të Tiranës me qëllim Jetë Rinore të Angazhuar.

Çdo gjë bëhet në mënyrë vullnetare dhe në zgjedhje të lirë për të gjithë.


Synon:

1. Krijimin e një Rrjeti për të gjithë Fakultetet e Universitetit të Tiranës dhe jo vetëm.

2. Angazhimin e studentëve në shumë aktivitete të ndryshme pa pagesë.

3. Formim gjithëpërfshirës jo vetëm në fushën ku studenti studion....

(Portali Shkollor)

640 Lexime
5 muaj më parë