Tekstet shkollore

Gati për shitje 70% e teksteve shkollore

Pas dy ditësh, në 25 gusht, nis zyrtarisht shitja e librave shkollore, proces që do të vijojë deri në 12 shtator. Referuar udhëzimit të Ministres së Arsimit, shpërndarja e teksteve, do të bëhet në libraritë pranë institucioneve arsimore.

70% e teksteve shkollore kanë dalë nga shtypshkronjat, ndërsa vijon botimi për pjesën tjetër të titujve. Pas dy ditësh, në 25 gusht, nis zyrtarisht shitja e librave shkollore, proces që do të vijojë deri në 12 shtator. Referuar udhëzimit të Ministres së Arsimit, shpërndarja e teksteve, do të bëhet në libraritë pranë institucioneve arsimore ose në klasa, që do të vihen në dispozicion nga shkollat. Por referuar përvojës së vitit të kaluar, ku mbi 30 mijë tekste u sekuestruan nga tatimoret, për shkak të parregullsive të konstatuara gjatë shitjes në shkolla, botuesit këmbëngulin që ky proces ketë vit, të kryhet në libraritë pranë institucioneve arsimore. Për të shmangur fluksin dhe radhët për blerjen e librave, botuesit u bëjnë apel prindërve, që këtë detyrë mos e lenë për ditët e fundit. Pranë çdo shkolle, prindërit do të gjejnë të afishuar vendin ku do të bëhet shpërndarja e teksteve. Stafi i mësuesve, nuk është i përfshirë në procesin e shitjes, me përjashtim të librave për pakicat kombëtare. Sa i përket kurrikulës, këtë vit do mësojnë me programet e reja nxënësit e klasave të dyta, të shtata dhe të 10-ta. Librat nuk do të kenë më shume se tre alternativa, ndërsa janë hequr nga tregu tekstet me gabime dhe jocilësore.

Në linkun e mëposhtëm mund të shikoni kronikën ku është prononcuar presidenti i Albas-group Latif Ajrullai.

https://www.youtube.com/watch?v=wEPDBP9JG90 

(Vizion Plus)

903 Lexime
3 vjet më parë