“Gjashtëdhjetë gabimet e prindërve në tri vitet e para të jetës së fëmijës”, botim i ri nga Albas
Libri “Gjashtëdhjetë gabimet e prindërve në tri vitet e para të jetës së fëmijës” me autor Muljaim Kaçka është botimi më i ri i ALBAS. Gjithçka që prindërit duhet të dinë për zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve të kësaj moshe, që nga dashuria e deri në problemet, e gjeni në këtë botim.
Prindërimi është puna më e bukur, por edhe më e vështirë që ne njerëzit mund të përjetojmë. Mban me vete një grusht emocionesh dhe kujtimesh të bukura, detyrime e përgjegjësi, por edhe frikë. Frika është një dukuri normale dhe e natyrshme për çdo prind, veçanërisht për prindërit e rinj.
Qindra pyetje kalojnë në kokën e tyre dhe informacioni që arrin te ta shpesh është i paverifikuar dhe i pasaktë. Këshillat vijnë nga të gjitha anët, nga familjarët, shoqëria dhe në internet apo rrjete sociale mund të gjeni të gjitha llojet e faqeve që këshillojnë prindërit e rinj.
Një prind i papërvojë, me qëllimet më të mira, më pas bën një gabim në edukim që mund të jetë shumë i padëmshëm, por mund të ketë edhe pasoja të mëdha…
Gjithçka që prindërit duhet të dinë për zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve, që nga dashuria e deri në problemet, e gjeni në këtë botim.
© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Xhoina Salaj: Kur tabletit i mbaron bateria, ç’ndodh pastaj me aventurat?
Xhoina Salaj: Pse duhet lexuar John Banville, mjeshtri i melankolisë dhe i prozës së përsosur
Një vështrim mbi romanin më të ri të Virgjil Muçit: “Udhëtimi kokëkrisur i fëmijës plastik”