Panairi i librit

"Gjyshi në kornizë"

Në këtë libër autori sjell me emocion një ngjarje kulmore, nga jeta e një gjyshi dhe nipit të tij. Fëmija ndodhet para vështirësish natyrore, të cilat shumëfishohen nga humbja aksidentale e gjyshit.

Ermir Nika lindi në Tiranë më 17.2.1978 dhe përket atij brezi autorësh, krijimtaria e të cilëve u shfaq në letrat shqipe pas viteve 90. Në vitin 1996, kur ishte ende nxënës në shkollën e mesme, botoi libri e tij të parë me poezi “Lumi i ëndrrave, vetmia”. 


Kur ndiqte studimet e larta për Gjuhë- Letërsi, bëhet i njohur me botimet e shumta në shtypin periodik dhe atë letrar. Ka shkruar dhe ka botuar poezi dhe prozë, të cilat do ta bëjnë të njohur brenda dhe jashtë vendit. Komunikimi i tij me lexuesin ka vijuar edhe në fushën e studimeve dhe të letërsisë për fëmijë.


Në këtë libër, "Gjyshi në kornizë", autori sjell me emocion një ngjarje kulmore, nga jeta e një gjyshi dhe nipit të tij. Fëmija ndodhet para vështirësish natyrore, të cilat shumëfishohen nga humbja aksidentale e gjyshit. Përballimi i situatës, me ndihmën e njerëzve të rastësishëm, dhe forca e vitaliteti i gjyshit, i mbeten fëmijës të pashlyeshme në kujtesë. 


Përshkrimet e situatave, dhënë me shumë art, lexuesit do t’i mbeten gjatë në kujtesë, së bashku me foton e gjyshit në kornizë.


Blini online librin duke klikuar në www.librarialbas.al


(Portali Shkollor)

2,677 Lexime
6 vjet më parë