Panairi i librit

"Histori e shkurtër e rrëmujës"

Nisur në 2008-n, romani filloi të zhvillohej diktuar nga personazhet dhe udhët e tyre të ngatërruara, nga të cilat munda të shkëputem vetëm në gusht të 2017-s, e të shkruaj fjalën FUND. Dhe nuk jam i sigurt nëse është fjala e duhur.

"Histori e shkurtër e rrëmujës" është një pikturë e madhe sferike e vështirë për t’u përfshirë në një vështrim të vetëm.


Nisur në 2008-n, romani filloi të zhvillohej diktuar nga personazhet dhe udhët e tyre të ngatërruara, nga të cilat munda të shkëputem vetëm në gusht të 2017-s, e të shkruaj fjalën FUND. Dhe nuk jam i sigurt nëse është fjala e duhur. 


Deani, në bashkëpunim me mikun e tij matematikan, krijon një Parim Shkencor mbi të Drejtën. Me këtë armë në dorë ai niset që të vendosë drejtësi në botë, me një plan të madh real.


Por, përplasja mes së Drejtës dhe Kaosit universal zbret në një udhëtim qark qytetit, ku Deani, me Renatën në kokë dhe miqtë në krah, nga ora në orë lidhin pikat e pikturës, dhe zbresin thellë e më thellë brenda ngjarjes së qendrës, sekreteve më të errëta, dashurisë, gjakut, vdekjes, dhe… vazhdimeve. Vetëm ai që do mbartë utopinë, do jetë i denjë të drejtojë luftën tonë, për të rifituar atë që kemi humbur, njerëzoren.


Blini online librin duke klikuar në www.librarialbas.al


(Portali Shkollor)

3,181 Lexime
6 vjet më parë