Botim i ri

“Imoralisti” i André Gide, romani provokues që sfidon moralin dhe kufijtë e lirisë njerëzore

Botimi i ri nga Albas sjell “Imoralisti” të André Gide, fituesit të Nobelit në Letërsi, përkthyer nga Primo Shllaku. Përmes historisë së Mishelit, një sëmundje që i ndryshon jetën, romani eksploron lirinë, moralin, dëshirat njerëzore dhe kufirin mes vetëzbulimit dhe egoizmit.

 Botim i ri nga Albas: “Imoralisti” – André Gide (Përktheu: Primo Shllaku)


Një nga romanet më provokuese dhe introspektive të letërsisë botërore: “Imoralisti” nga autori gjenial francez, André Gide, Fitues i Çmimit Nobel në Letërsi.


Misheli, një historian i ri dhe i suksesshëm, jeton një jetë të rregullt, të bazuar mbi parimet e moralit shoqëror dhe detyrës. Por, një sëmundje e rëndë gjatë udhëtimit të tij në Afrikën e Veriut ndryshon gjithçka. Pasi sheh vdekjen me sy, ai rilind me një uri të pakontrollueshme për jetën, lirinë e plotë dhe instinktet e tij të vërteta.


Kur André Gide shkroi këtë libër, bota u shokua. Pse? Sepse ky libër flet për atë që të gjithë e kemi brenda vetes: dëshirën për të thyer rregullat dhe për të jetuar pa asnjë limit. Ku mbaron kërkimi i vetvetes dhe ku fillon egoizmi që shkatërron gjithçka rreth nesh?



© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

60 Lexime
4 orë më parë