Thirrja

Josiba Osmani: Rritje e padinjitetshme e pagës për Oficerët e Sigurisë në shkolla

Thirrja e oficeres Josiba Osmani: “Rritja e pagës së Oficerit të Sigurisë në shkollë bazuar në buxhetin e shtetit 2024, për 202 Oficerë të Sigurisë në shkolla nuk duhet të jetë 800 Euro bruto, por 121,938 euro BRUTO si element më i lartë i sigurisë në IA, plus dhe shtesën për vite në vjetërsi pune”.

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, në takimin që zhvilloi me oficerët e sigurisë në shkollat e Tiranës, ku foli për rritjen e pagave dhe nënvizoi forcimin e ndikimit të rolit të tyre në perimetrin e shkollës, për parandalimin e fenomeneve dhe ngjarjeve që cenojnë sigurinë e fëmijëve. 


Cilësoj se:

“Për oficerët e sigurisë në shkolla do të kemi një rritje page mesatare rreth 13 mijë lekë për këtë pozicion pune dhe në tërësi rritja e pagave do të shkojë në 80 mijë lekë, si pagë mesatare për punonjësit e sigurisë në shkolla”. 


Paga bruto e Oficerit të Sigurisë është 65,640 lekë paga neto 53,655 lekë.


I është dërguar e-mail Ministrisë së Arsimit në të cilat janë shprehur shqetësimet dhe problematikat dhe gjithashtu në sondazhin e krijuar nga Oficerët e Sigurisë në të cilët janë shprehur 111 Oficere të Sigurisë dakord për rritjen e pagës e cila duhet të ishte 950 Euro Neto.


Por Ministria e Arsimit ka harruar se nuk mund të diferencoj rritjen e pagave një nga problematikat kryesore që Oficerët e Sigurisë të punësuar në institucionet arsimore është mungesa e motivimit financiar, pasi vërejmë që, prej emërimit të tyre në pozicionet e punës deri më tani, punonjësit arsimor kanë përfituar dhe janë trajtuar me rritje në pagë, në vitin 2019 me 7% , në vitin 2021 me 15% dhe së fundmi referuar shkresës tuaj kthim-përgjigje Nr. 5788¬/1, datë 08.11.2021 të një tjetër institucioni se në projekt buxhetin e vitit 2022 është parashikuar rritja e pagave vetëm për punonjësit arsimor dhe ata të shërbimit psiko-social, duke bërë kështu një trajtim të diferencuar për këtë kategori punonjësish Oficerin e Sigurisë të cilët punojnë dhe japin kontributin e tyre çdo ditë pranë IA-së përkatëse. Oficerët e Sigurisë me VKM janë punonjës arsimor jomësimor.


Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e 158, të Kushtetutës, dhe të nenit 30, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Këshillit të Ministrave. LIGJ Nr. 97/2023 PËR BUXHETIN E VITIT 2024 Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e 158 të Kushtetutës dhe nenit 30 të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

Ligj Nr. 44/20151 Kodi i Procedurës Administrative në Rep. e Shqipërisë Nr.69 datë 21/06/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar ne Rep. e Shqipërisë, të Ligjit nr.7961 date 12.07.1995 “Kodi i Punës në Rep. e Shqipërisë” i ndryshuar, dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.600, date 09.10.2018 “Për miratimin e shërbimit të sigurisë publike në 150 institucione të arsimit parauniversitar dhe kritereve për oficerët e sigurisë“Vendimi nr.60 datë 13.02.2009 për ndryshime dhe shtesa.

Ligj Nr.7961, datë 12.7.1995 Kodi i Punës në Rep.e Shqipërisë (Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996) (Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003) (Ndryshuar me ligjin nr.10 053, datë 29.12.2008) i azhurnuar.


Ministria e Arsimit dhe Sportit nuk e ka kuptuar akoma rëndësinë dhe rolin e Oficerit të Sigurisë në shkolla! Rritja e pagës së Oficerit të Sigurisë në shkollë bazuar në buxhetin e shtetit 2024, për 202 Oficerë të Sigurisë në shkolla nuk duhet të jetë 800 Euro bruto, por 121,938 euro BRUTO si element më i lartë i sigurisë në IA, plus dhe shtesën për vite në vjetërsi pune si page standarde bazë për të gjithë Oficerët e Sigurisë në shkolla. Oficerët e sigurisë janë të certifikuar dhe trajnuar nga Akademia e Sigurisë dhe zhvillimi profesional i tyre nëpërmjet trajnimeve është pa kredite.


Paga Bruto ALL 121,938

Sigurime Shëndetësore ALL 2,073

Sigurime Shoqërore ALL 11,584

Tatime ALL 11,952

Paga Neto ALL 96,329


BUXHETI I vitit 2024 me VKM 


Neni l

Buxheti për vitin 2024 është: 

Të ardhurat 676 098 milionë lekë; 

Shpenzimet 737 378 milionë lekë; 

Deficiti 61 280 milionë lekë. 


Buxheti përbëhet nga buxheti i shtetit, buxheti vendor dhe fondet speciale: sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe kompensimi i ish-pronarëve. 


Neni 2 

Buxheti i shtetit për vitin 2024 është: 

Të ardhurat 489 359 milionë lekë; 

Shpenzimet 550 639 milionë lekë; 

Deficiti 61 280 milionë lekë.


Gjatë kësaj periudhe megjithëse në një rol të ri për IA-të parauniversitare kontributi i oficerëve të sigurisë ka qenë domethënës në zbatim të detyrave dhe përgjegjësive të parashikuara në legjislacionin përkatës. Ky kontribut nuk ka mbetur vetëm brenda ambienteve të shkollave për konstatimin dhe minimizimin e problematikave të konstatuara por në bashkëpunim edhe me organet ligj zbatuese siç është Policia e Shtetit, institucion i cili ka ndikuar pozitivisht në rritjen e sigurisë edhe rreth perimetrit të jashtëm të shkollave. Gjithashtu një kontribut jo vetëm institucional por edhe njerëzor është dhënë gjatë përballimit të vështirësive që solli tërmeti i 26 Nëntorit 2019. Po kështu të gjithë oficerët e sigurisë kanë zbatuar dhe janë një ndihmesë e madhe në zbatim të protokollit të sigurisë për parandalimin e Covid-19, ku gjatë kësaj kohe mjaft të vështirë për arsimin e të gjithë shoqërinë kemi humbur edhe një nga kolegët tanë.


Nga sa u përmend, nisur nga vështirësia dhe ngarkesa e lartë si dhe problematikat që hasim gjejmë me vend dhe legjitime kërkesën tonë për përfshirje dhe të kësaj kategorie punonjësish në rritjet e pagave në mënyrë të njëjtë dhe të padiferencuar nga punonjësit mësimor dhe jo vetëm.


Një tjetër shqetësim i kësaj kategorie punonjësish janë dhe distancat e disa oficerëve te sigurisë me vendin e punës, kostoja e transportit e të cilëve nuk rimbursohet, sikundër ndodh me punonjësit arsimor të cilët përshkruajnë te njëjtën distancë për tu paraqitur në vendin e punës. Oficeret e Sigurisë duhet të gëzojnë të njëjtën leje vjetore si punonjësit mësimor. Roli i tyre i përcaktuar duke llogaritur dhe ngarkesën e punës duhet të merret parasysh.


BARAZIA NË SHPËRBLIM


Punëdhënësi paguan punëmarrësit në mënyrë të barabartë, për punë të njëjtë ose punë me vlerë të barabartë, pa diskriminuar.


Puna e barabartë ose puna me vlerë të barabartë mbështetet në gjithë kriteret përkatëse, veçanërisht në natyrën e punës, cilësinë dhe sasinë e saj, kushtet e punës, formimin profesional dhe vjetërsinë në punë, përpjekjet fizike dhe intelektuale, përvojën dhe përgjegjësitë


Burimi: §115 i Kodit të Punës Nr. 7961/1995, i ndryshuar për herë të fundit me Ligjin Nr. 136/2015.


Nisur nga sa më sipër kërkojmë nga ana juaj, që të vlerësoni mundësinë e realizimit të këtyre kërkesave për kategorinë e punonjësve si Oficerë Sigurie në Shkolla, në mënyrë që të na lehtësoni edhe ne nga kostot financiare e vështirësitë me të cilat përballemi pasi jemi të bindur që kjo do të stimulojë akoma më tepër angazhimin tonë dhe përkushtimin maksimal në punën tonë të përditshme. 


LIGJI Nr.10 237, dt 18.2.2010 “PËR SIGURINË; Oficeri i Sigurisë nuk posedon të njëjtat mjete si Oficeri i Policisë ne rastin e konflikteve dhe incidenteve te rrezikshme. Në përputhje me nenin 7 të këtij ligji, Oficeri i Sigurisë nuk mund të cenohet për shkak të veprimtarisë së tij/tyre, lidhur me mbrojtjen dhe parandalimin e rreziqeve profesionale qe mund të vijnë si pasojë e kryerjes së detyrës. Kjo përcakton statusin e punës.


Neni 9 Partneriteti. Palët do të bashkëpunojnë me partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë, mbi problematika që kanë të bëjnë me policimin në komunitet si dhe me entet e pavarura apo anëtarët e shoqërisë civile.


Shqipëria është shtet palë në Konventën për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (ILO). Në nenin 19 pika 1 dhe 2 përcaktohet qartë: 


Neni 19

 1. Shtetet Palë marrin të gjitha masat legjislative, administrative, shoqërore dhe edukative për mbrojtjen e fëmijës nga çdo formë e dhunës fizike ose mendore, fyerja ose keqtrajtimi, braktisja apo mospërfillja, nëpërkëmbja ose shfrytëzimi, përfshirë abuzimin seksual, për sa kohë që ai është nën ruajtjen e prindërve të tij ose të njërit prej tyre, të përfaqësuesit ose përfaqësuesve të tij ligjorë ose të çdo personi tjetër të cilit i është besuar. 


2. Këto masa mbrojtjeje përfshijnë, kur është e përshtatshme, procedura të efektshme për hartimin e programeve shoqërore për përkrahjen e nevojshme të fëmijës dhe atyre që kujdesen për të, si dhe për forma të tjera parandalimi dhe identifikimi, raportimi, referimi, hetimi, trajtimi dhe ndjekjeje të rasteve të keqtrajtimit të fëmijës, të përshkruara më lart, duke përfshirë, në se duhet, procedurat e ndërhyrjes gjyqësore. 


Dhe një ndër elementët për mbrojtjen dhe sigurimin e të drejtave të fëmijëve në shkollë që përfshin referimin, monitorimin dhe parandalimin nëpërmjet menaxhimit është Oficeri i Sigurisë në shkollë.

 

• Duhet kuptuar qartë nocioni dhe roli i Oficerit të Sigurisë në shkollë, jo vetëm me VKM Nr. 600 datë 9.10.2018, sepse duke qenë se Oficeri i Sigurisë është trajnuar dhe certifikuar nga Akademia e Sigurisë për shërbimin e sigurisë publike vetëm specialistët nga ky sektor i sigurisë mund të japin vlerësimin për rolin e Oficerit të Sigurisë në shkollë. Oficeri i Sigurisë në shkollë duhet të merret vetëm me rastet e incidenteve dhe referimit të tyre, përndryshe devijimi nga roli i tij për të përmbushur detyra dhe funksione të tjera në Maturën Shtetërore apo PKAB si dhe ZVA përveç rolit të tyre të sigurisë, krijon një shkelje të termit të sigurisë publike.


Oficerët e Sigurisë në shkollë mund të jenë prezent gjatë provimeve të MSH si dhe PKAB por si monitorues të sigurisë në mjedisin e tyre të shkollës. Prandaj është e nevojshme të shikohet me një ndryshim të përbashkët dhe marrëveshje midis Ministrisë Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit, gjithashtu në respektim të marrëveshjes së mësipërme të ketë më shumë trajnime për Oficerët e Sigurisë në shkollë si nga organizatat, ekspertët e huaj dhe Akademia e Sigurisë. Në bazë të ligjit nr.19/2016 ne cilësohemi masë shtesë e sigurisë publike në shkollë, të pajisur me certifikim sigurie nga Akademia e Sigurisë.


Oficeri i Sigurisë ushtron detyrën dhe në bazë të ligjit nr.19/2016. Neni 13 Detyrimi për dhënie informacioni dhe Ligji nr.119-2014, 18.09.2014 Për të drejtën e informimit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit për rastet e rrezikshmërisë së lartë, për referimin e të miturve të përfshirë në grupet e krimit të strukturuar, si dhe të personave që shesin lëndë narkotike në afërsi të perimetrit të shkollës duhet të gëzojnë të drejtën për t’u mbrojtur ligjërisht si dhe të vihet ne zbatim ligji për mbrojtjen e sinjalizuesit.


Puna e Oficerëve të Sigurisë në bashkëpunim me organizata dhe institucione të cilët kanë bashkëpunuar për të raportuar incidente online ndaj të miturve në shkolla.


Oficerët e Sigurisë në shkolla për të parandaluar incidentet online ndaj të miturve në shkolla por edhe nëse ka organizma në shkollë të përfshirë në incidente të tilla apo dhe nga institucione te tjera më lart në bashkëpunim me policinë e shtetit si dhe me drejtorinë antitrafik dhe drejtorinë e kufirit dhe emigracionit, akcesk, crca, dhe institucione të tjera për të parandaluar dhe referuar.


 Incidentet

  • zhvatjen në shkolla ndaj të miturve
  • cyberbulling-bullizmi kibernetik 
  • grooming
  • sexting
  • përndjekje
  • kërcënim/shantazh
  • për përmbajtje të papërshtatshme 
  • ekspozim të papërshtatshëm - përfshirjen ne krimin e organizuar dhe shitjen e lëndëve narkotike - dhunë fizike - korrupsion pasiv dhe aktiv brenda IA dhe jashtë saj - falsifikim dokumentacioni me qëllim përfitimi.




©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,069 Lexime
5 muaj më parë